Struganët shkëlqyen në Ohër
May 21, 2019
0 comments
Share

Struganët shkëlqyen në Ohër

Ditë e diel (19.05.2019) në Ohër u zhvillua turneu ndërkombëtar në karate “Ohrid Open 2019”, në të ciloin morën pjesë mbi 400 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe klubet nga Maqedonia e Veriut.

Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, në këtë aktivitet u paraqit me një numër më të madh sportistësh, relativisht fillestarë për të bërë një përvojë plus, pasi edhe aktiviteti ishte në komshi.

Sportistët struganë bën një paraqitje të shkëlqyer, duke fituar plot 17 medalje, nga të cilat 9 medalje ari, 5 medalje të argjendta dhe 3 medalje të bronzta.

Me medalje ari u stolisën:

Pasho Mustafai, Gresa Mustafai, Elavana Lumani, Dielli Dauti, Velerda Seferi, Hamza Zylali, Ilira Xheladini dhe me dy medalje Ari u stolis Zana Xheladini e cila pata edhe nje nga paraqitjet më të mira të saj.

Me medalje argjendti u stolisën:

Vlera Lena, Pasho Mustafai, Gamze Beshiri, Loriana Ramo dhe Kastriot Malo.

Me medalje të bronztë u stolisën:

Velerda Seferi, Loriana Ramo dhe Fejzulla Dauti.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *