“Struga Open 2022”, këto janë klubet më të suksesshme
October 7, 2022
0 comments
Share

“Struga Open 2022”, këto janë klubet më të suksesshme

Në organizim të KK “Drini” nga Struga dje (e diel) është mbajtur turneu i 17-të ndërkombëtar në karate “Struga Open 2022”.

Në turne morën pjesë 61 klube, me mbi 500 sportistë nga: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit dhe klubet nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë manifestim sportiv, morën pjesë edhe emra të këtij sporti, si dhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës z. Avni Gashi, ai i Maqedonisë së Veriut z. Petar Belistojanoski, nga Shqipëria, drejtori sportiv z. Enver Cakiqi, nga Ulqini z. Ruzhdi Rama, z. Ismail Fazliu (Prishtinë), z. Ramiz Asllani (Bujanoc) etj.
Klubi organizator i këtij evenimenti të madh sportiv, K. K “Drini” në krye me Doc. Dr. Alim Hajredini, nderoi të gjithë përfaqësuesit me nga një plaketë dhe mirënjohje, për bashkëpunimin dhe zhvillimin e sportit të karatesë.
Në fjalimin përshëndetës, organizatori Doc. Dr. Alim Hajredini, falenderoj të pranishmit, mysafirët, sportistët, trajnerët, gjyqtarët dhe të gjithë donatorët të cilët e mbështetën këtë aktivitet ndërkombëtar.
(Agjencioni për Rini dhe Sport, Restourant Pumparela, N.T “Nabizi”, “Dua Mall”, Rezidenca “Saliu”, Hotel “Beograd”, “Seasons”, Vila Palace”, Rooms “Ajro”, N.P “Pevalit”, Kafeteria “Relax”, N.T “M-M”, Restourant “ Aquarius”, Studio “Rinora”, N.T “Ajredini”, Lulishte “Magic Store”,sponsor medial “Struga Ekspres”, “Struga Lajm” dhe TV Klan – Maqedonia.
Ai theksoi se, kërkesa jonë në Komunë edhe këtë vit, si vitet e tjera, ra në vesh të shurdhër, por ne ja dalim edhe pa ta, falë donatorëve privat të cilët i faleminderojmë përzemërsisht.
Për të gjithë sportistët fitues u ndanë, medalje, diploma dhe kupa.
Organizatori ndau edhe dy kupa për dy klubet më masovikë të turneut, që i takuan K.K “Agim Ranadani” nga Gjilani (klub nga jashtë vendit) dhe K. K “Kun Su To” nga Ohri (klub nga vendi).
Në fund të turneut, në bazë të medaljeve të fituara, u zgjodhën edhe tre klubet me të suksesshme të turneut.
Fitues i Turneut të 17 – Ndërkombëtar “Struga Open 2022” u shpall K.K “As” nga Gjilani, me 11 medalje ari, 2 të argjenta dhe 4 të bronzta.
Në vendin e dytë, me 7 medalje ari, 3 të argjenta dhe 4 të bronzta u shpall K. K “Ulqini” nga Ulqini dhe
Në vendin e tretë, me 6 medalje ari, 6 të argjenta dhe 7 të bronzta u shpall K. K “Agim Ramadani” nga Gjilani, pas tyre pasuan: Uskana (Kërçovë), Olimp dhe Prishtina (Prishtinë), Egnatia (Peqin) etj.
Ndërsa K.K “Drini” nga Struga, fitoj gjithsej 27 medalje nga të cilat 2 ari, 6 të argjenta dhe 19 të bronzta.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *