Stipe Miocic flet për LeBron James
July 4, 2018
0 comments
Share

Stipe Miocic flet për LeBron James

Kampioni i Botës në peshën e rëndë Stipe Miocic do të rikthehet në kafaz ditën e shtunë në Las Vegas, dhe do të përballet me kampionin e peshës “light-heavyweight” Daniel Cormier.

Do të jetë një sfidë kampionësh, e shumëpritur në botën e MMA. Miocic ishte në një emision amerikan ku ka folur për shumë gjëra të ndryshme.

“LeBron e kam takuar vitin e kaluar. Është një djalë shumë i mirë, bashkë me të tjerët te Cavaliers. Ai dot ë ishte një luftëtar i madh. Ka fizikun e duhur. Por unë prapë do ta mundja.

“Jam me Kroacinë në Botëror, pasi jam kroat me origjinë. Ndeshja e fundit ishte shumë emocionuese. Shkoi deri te penalltitë, gati sa nuk më ra një atak kardiak.

“Tani luan me Rusinë, shpresoj të fitojë.”

“Cormier është një luftëtar i mrekullueshëm. Por do ta mposht ditën e shtunë.”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *