Stephens “nënshtron” Choi, sfidon të pamposhturin Ortega
January 16, 2018
0 comments
Share

Stephens “nënshtron” Choi, sfidon të pamposhturin Ortega

Jeremy “Lil Heathern” Stephens ishte një kundërshtar më i vështirë se sa ishte parashikuar për luftëtarin nga Koreja e Jugut Dooho Choi në eventin kryesor të UFC Fight Night 124 nga St. Louis të dielën në mbrëmje (orët e para të mëngjesit të së hënës për Europën).

Pas një dyluftimi të bukur me sulme dhe kundërsulme, Stephens filloi dominimin në raundin e dytë dhe e mbyll ndeshjen pa përfunduar pesë minutëshi i dytë.

Stephens i është afruar majës dhe mbase një ndeshje tjetër e fituar do ta lejonte të ndeshej për titullin e peshës pupël.

Pas ndeshjes, ai sfidoi të pamposhturin Brian Ortega. Nëse ajo ndeshje do të zhvillohej, fituesi do të ndeshej për titullin kampion pasi Frankie Edgar do të ketë mundësinë të mundë kampionin Max Holloway në UFC 222.

Nokauti teknik në raundin e dytë i dha performancën e natës luftëtarit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *