Stallone bën filozofin ndaj McGregor dhe i jep disa këshilla për jetën
March 19, 2019
0 comments
Share

Stallone bën filozofin ndaj McGregor dhe i jep disa këshilla për jetën

Aktori i njohur Sylvester Stallone nuk është vetëm një personazh i njohur i televizionit. Ai është edhe një nga aksionerët e UFC-së, pasi zotëron disa nga kuotat e kësaj disipline sportive. Stallone ka folur për mediat, duke i dhënë një këshillë sportistit irlandez Conor McGregor, në lidhje me sjelljen e tij arrogante në kafaz dhe jashtë tij.

Duke folur për televizionin TMZ, aktori i njohur ka folur si për humbjen e McGregor karshi Khabib Nurmagomedov ashtu dhe për arrestimin që pati javën e kaluar. “Unë mendoj se ai frymëzohet nga këto gjëra që ndodhin përreth tij. Edhe unë kam qenë shpesh i përfshirë në të tilla incidente. Në ndonjë rast edhe jam poshtëruar publikisht dhe kam qenë në një udhëkryq në jetën time”, tha Stallone.

Më është dashur të tregoj se sa vlej, të mposht frikën time, të triumfoj mbi rivalin tim që dukej shumë më vulnerabël, ashtu siç ka McGregor sot Khabib rivalin e tij. Pra, ky është udhëkryqi i jetës, ndoshta më i rëndësishmi për Conor. Nëse ai nuk arrin të përballojë këtë gjë, nëse nuk arrin të mposhtë frikën e tij dhe të mundë rivalin e tij në kafaz, kjo situatë do ta përndjekë përgjatë gjithë jetës së tij”, u shpreh Stallone.

Duke folur për duelin ndaj kampionit rus, Sylvester Stallone shtoi: “Unë mendoj se ai humbi ndaj Khabib pasi humbi respektin për veten, u bë më shumë krenar se sa duhet dhe u bë shumë arrogant. Ai eci drejt rivalit në kafaz dhe ra në tokë që në grushtin e parë, duke mos u mbrojtur dot. Nuk kishte një plan B apo një plan A-“, u shpreh Stallone.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *