St-Pierre rikthehet për një duel të madh ndaj Mayweather ose McGregor
December 20, 2017
0 comments
Share

St-Pierre rikthehet për një duel të madh ndaj Mayweather ose McGregor

Edhe pse ka deklaruar se do të nxjerrë vakant titullin kampion bote në peshën e mesme, kanadezi Georges St-Pierre mund të rikthehet sërish në kafaz. Por këtë gjë nuk do ta bëjë ndaj një rivali dosido, por vetëm për një duel të madh. Trajneri i kampionit kanadez të arteve marciale mikse Firas Zahabi, ka konfirmuar se St-Pierre dëshiron një përballje epike ndaj kampionëve të nivelit të tij si Floyd Mayweather, në rast se ai vendos të kalojë nga boksi në UFC, apo ndaj Conor McGregor, kampion bote në peshën e lehtë.

Nga dueli mes McGregor dhe Mayweather

Unë mendoj se Georges mund të bëhet edhe më i mirë se sa keni parë. Ai mjafton që të rikthehet në palestër dhe do të kapë formën optimale. Ai dëshiron të ndjejë trupin e tij në formë për një duel të madh. Mayweather? McGregor? Ne duam një duel të madh. Ju konfirmoj se Georges do të rikthehet për një duel të madh”, u shpreh trajneri Firas Zahabi, që e di mjaft mirë se të dy emrat e përmendur kërkojnë shifra marramendëse për t’u ngjitur në ring apo kafaz. Sfida e fundit e kanadezit ishte ajo fituar ndaj Michael Bisping, në UFC-217.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *