St-Pierre mund të rikthehet në kafaz, por i vë kushte UFC-së
March 7, 2018
0 comments
Share

St-Pierre mund të rikthehet në kafaz, por i vë kushte UFC-së

Georges St-Pierre, ish-kampioni i botës në artet marciale mikse në peshën e mesme, ka deklaruar sot se mund të rikthehet në kafaz edhe pse u tërhoq në nëntor të vitit të kaluar, pasi fitoi titullin kampion në duelin ndaj Michael Bisping. Kanadezi vendosi të heq për të dytën herë dorë nga titulli, gjë të cilën e kishte bërë edhe më parë , në vitin 2013, kur duelonte në peshën “welter”. Në një deklaratë për mediat, kampioni kanadez tha: “Ndihem shumë më mirë, kam humbur peshë dhe jam i lumtur kështu. Mendoj se gjithçka ka të bëjë nga nevoja që kisha për të shkuar në një peshë tjetër para duelit me Bisping”, tha kampioni 36-vjeçar, 26 fitore dhe 2 humbje në MMA.

Georges St-Pierre, ish-kampioni i botës në MMA në peshën e mesme

Më tej, St-Pierre, në lidhje me një rikthjim të mundshëm në kafaz, shtoi: “Nuk i mbyll dyert për një rikthim në kafaz edhe pse gjithçka varet nga pesha që do të kem kur të jem në formën optimale. Por nëse do të rikthehem, këtë gjë do ta bëj vetëm për një duel të madh, që të më motivojë. Këtë gjë le ta dëgjojnë mirë ata në UFC. Ndaj Bisping rrezikova shumë, por fitova dhe i bëra të gjithë të heshtin. Dana White mund të jetë mërzitur pasi vendosa të largohem, por unë nuk kam nevojë për UFC-në, ajo nuk më kontroll dot siç bën me të tjerët. Unë nuk dueloj për parà apo se kam nevojë, ndaj nëse Dana ka nevojë për mua le të më njoftojë”, tha Georges St-Pierre.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *