Sportistja seksi e UFC-së tërhiqet nga dueli pas dhunës në shtëpi
November 21, 2018
0 comments
Share

Sportistja seksi e UFC-së tërhiqet nga dueli pas dhunës në shtëpi

Sportistja e UFC-së, Rachael Ostovich, është tërhequr nga dueli që do të zhvillonte më 19 janar me Paige VanZant, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë pas dhunës së pësuar nga persona ende të panjohur në shtëpinë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur fundjavën e kaluar, në Hawaii dhe sportistja u transportua në spital pas dëmtimeve të pësuara.

Sportistja e UFC-së, Rachael Ostovich

Më pas, ajo është dërguar në shtëpi, por dëmtimet që ka marrë janë serioze, në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Policia e Honolulu ka konfirmuar sot se hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë, por se për momentin nuk ka asnjë person të ndaluar. Ngjarja po trajtohet si dhunë në shtëpi të një ndaj sportisteve më seksi të arteve marciale mikse.

Sportistja e UFC-së, Rachael Ostovich

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje me sportisten Rachael Ostovich, e cila ka përfunduar me fraktura në spital. Për pasojë, ajo nuk është në gjendje që të duelojë ndaj VanZant në eventin e 19 janarit. Aktualisht sportistja ndodhet në shtëpi, me familjarët e saj, por do të vazhdojë të mjekohet pas dëmtimeve të marra, kryesisht në fytyrë. UFC-ja po i qëndron pranë sportistes dhe po e mbështet në këtë moment të vështirë, duke mirëkuptuar këtë tërheqje të sportistes dhe falënderuar fansat për mirëkuptimin”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *