Sportistja më seksi e UFC-së (Foto)
Fillimisht u përfol se Paige VanZant do të duelonte në eventin e parë të UFC-së për vitin 2019, por kjo gjë u përgënjeshtrua nga vetë sportistja, që vjen pas operacionit në krah. Por sot, sportistja më seksi e arteve marciale mikse, 7 fitore e 4 humbje në kafaz, ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj. VanZant është shprehur se ka marrë lajmin e mirë nga mjekët se mund të rikthehet në kafaz vitin e ardhshëm, pa dhënë një datë të saktë se kur do të duelojë sërish.
Sportistja 24-vjeçare nuk duelon që prej janarit të vitit të kaluar, ndërkohë që i ka humbur dy sfidat e fundit. “Vendimi është që mund të dueloj sërish, mund të godas sërish me grusht. Por për këtë gjë do të më duhen ende edhe 6 javë, por mund të rinis stërvitjen dhe të punoj për të qenë gati për të dueluar sërish në janar”, tha Paige VanZant në një intervistë.
“Mund të konfirmon edhe se i kam thënë UFC-së se jam gati për të dueluar më 18 janar, në eventin e parë të saj. Do të bisedojmë më pas për të gjetur edhe një rivale”, tha VanZant. Përflitet se ajo do të duelojë ndaj Rachel Ostovich.