Sportisti i Kosovës ka dy fjalë për patriotat me bateria
October 10, 2017
0 comments
Share

Sportisti i Kosovës ka dy fjalë për patriotat me bateria

Karateisti i mirënjohur Alvin Karaqi, ndryshe anëtar i kombëtares së Kosovës, i vlon nervit nga disa patriotë me bateria! Ai ka thumbuar ashpër përmes një shkrimit të tij: “Me mëngjes të bëjnë ‘patriotat’ tonë nervoz, se është mbet patriotizmi i shqiptarëve në Tifozëri.

Qoftë se je SHQIPTAR nuk bën ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë askund, as edhe në sport. Qoftë se historia edhe politika na ndau, brenda neve rrjedh gjaku i njëjtë.

Për mua patriot është ai që luan për Kosovën, që i çohen rrënqethtë edhe në himnin e Kosovës. Sepse ai himn qoftë se nuk ka vlerë teksti, nuk ka histori në vete prapëseprapë simbolizon lirinë dhe luftën tonë. Ia kemi borxh Kosovës, se mbet e vetëm si e ndarë dhe humbi trima e trimnesha për liri dhe pavarësi. Nuk është himni as i Senegalit as i Europës, është i joni. Qoftë se ndihesh Shqiptar gëzohesh me sukses dhe shëndet të çdo shqiptari, edhe të atij me flamur te huaj e lëre më me flamur të Kosovës së lirë dhe të pavarur.

Të fillojmë BASHKIMIN KOMBËTAR nga brenda,e jo të ndajmë Kombin ashtu si na ndanë Fuqitë e Mëdha,Turqia dhe Sllavët!

Në fund të fundit,bajraktarin gjith e kemi me flamur Kuq e Zi. Sepse Shqiponja jemi brenda e jo jashtë.

Shqipëria sot nuk ka humb, por i ka dy mundësi t’i bëj Shqiptarët krenar, ku do që ata janë!”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *