SPORTIST I VITIT, VLERËSOHEN ALILI, MORINA E SALIHU (VIDEO)
December 25, 2019
0 comments
Share

SPORTIST I VITIT, VLERËSOHEN ALILI, MORINA E SALIHU (VIDEO)

Qyteti i Shkupit organizoi ceremoninë tradicionale për zgjedhjen e sportistëve më të mirë të vitit. Laureat i këtij viti u zgjodh hendbollisti i Vardarit Stojançe Stoilov i cili këtë vit triumfoi m Vardarin në Ligën e Kampionëve evropian në hendboll. Në kategorinë e 10-të sportistëve më të mirë në kategorinë e seniorëve u vlerësuan mundësi i Klubit Liria Elmedin Sejfullahi, atletja e Rabotniçkit Drita Islami dhe karateistja e klubit Keiks Sajra Morina.

Sajra Morina, karateiste

“Kjo për mua do të thotë një gjë shumë e lartë.Jam shumë e kënaqur për këtë zgjedhje ndër 5 më të mirët te senioret femra dhe shpresoj që vitin tjetër të ketë sa më shumë suksese dhe të rritet numri në piedestal më të lartë në seniore te femrat”.

Besir Alili nga klubi i mundjes Liria me plotë meritë u vlerësua me çmimin sportisti më i mirë në kategorinë e të rinjve, pasi këtë vit u shpall kampion evrope për kadetë, ndërsa nga i njejti klub Sufjan Ismaili u zgjodh trajneri më i mirë.

 Besir Alili, mundës

 Unë jam i lumtur që u zgjedha sportisti më i ri i Qytetit të Shkupit dhe shpresoj në vitin 2020-të të korri suksese më të larta”.

Sufjan Ismaili, trajner

“Kjo për neve do të thotë shumë, për shkak se nuk mbaj mend se është zgjedhur dikur trajner më i mirë në Qytetin e Shkupit shqiptar, për shkak se kemi patur edhe trajnera më të mirë, por situatat kanë qenë të tilla. Tash unë sivjet jam trajner më i mirë i vitit, por shpresoj që vitin e ardhshëm do të të vijnë edhe medalje më të mira”.

Shperblehet edhe menaxheri shqiptar i boksit profesionist, Avdyl Salihu

Shoqata e Sporteve të Shkupit i ndau mirënjohje Avdyl Salihut, i cili disa ditë më ma parë u shpall menaxher i vitit nga Federata profesionale e boksit të Maqedonisë së Veriut.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *