S’po gjen dot rival, WBO i lutet boksierit “përbindësh” që të duelojë me Joshua
January 23, 2019
0 comments
Share

S’po gjen dot rival, WBO i lutet boksierit “përbindësh” që të duelojë me Joshua

Më 13 prill, Anthony Joshua duhet të ngjitet në ring në “Wembley” për të mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e rëndë (në kategoritë IBF, WBA e WBO), por ende nuk ka asnjë rival. Për këtë arsye, WBO i ka kërkuar kampionit të botës në peshën “cruiserweight” (limiti, pesha 91kg), ukrainasit Oleksandr Usyk, që të ngjitet në peshë për të dueluar ndaj britanikut. Usyk njihet si “përbindëshi i frikshëm”, për shkak të pamjes dhe gjatësisë së tij (1.91 metra i gjatë)

Lajmin e ka konfirmuar Eddie Hearn, promotori e menaxheri i Joshua, që tha se Usyk është një mundësi konkrete për t’u përballur me britanikun në pranverë ose edhe më vonë, në gjysmën e dytë të 2019-ës. Ashtu si Joshua (22 fitore e asnjë humbje) edhe Usyk është i pamposhtur në karrierën e tij (16 fitore e asnjë humbje) dhe mban titujt kampionë bote në kategoritë WBA, WBO, WBC dhe IBF.

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk

Të dy janë kampionë bote në kategorinë WBO dhe në rregullat që ka kjo organizatë mund të urdhërojë një duel mes dy boksierëve. Të urdhërojë Usyk të ngjitet në peshë për t’u përballur me Joshua. Unë kam takuar presidentin e WBO-së javën e kaluar në Porto Riko dhe e diskutuam këtë çështje. Kjo lëvizje mund të realizohet shumë shpejt”, u shpreh Eddie Hearn për “Sky Sports”.

Më tej, Hearn tha: “Usyk e ka marrë një mesazh nga ne, të vijë dhe të duelojë në Britani dhe të ketë shansin për t’u bërë kampion i padiskutueshëm në dy peshat më të rëndësishme të boksit”. Kjo lëvizje mund të realizohet, duke qenë se Usyk ka firmosur një marrëveshje me shoqërinë “matchroom boxing”, që menaxhohet nga Hearn, që është edhe menaxheri i Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *