Spektakël në Rastatt, paraqiten edhe tre shqiptar
Më 21 dhjetor në Rastatt të Gjermanisë do të zhvillohet një galla mbrëmje e madhe e boksit profesionist ku do të paraqiten edhe tre boksier shqiptar Muhamet Hajdaraj, Ilir Zeneli dhe Kamer Maloku. Ky i fundit do të ndeshet për titull UBF.
“Pas ndeshjes së fundit që zhvillova 2 javë më parë ndaj bullgarit, Daniel Rashdan ku edhe fitova me ndërprerje, pas një kohë të shkurt unë do jem sërish në ring. Kësaj radhe do luftoj për titull UBF mirëpo kundërshtari ende nuk dihet, por deri në fund të javës do e caktojmë. Sido që të jetë unë jam i gatshëm dhe besoj shumë se do ta mbylli vitin edhe me një fitore”, thotë Kamer Maloku i cili po kërkon triumfin e 12-të në boksin profesionist.
Ndryshe, tiketat tani më kanë dal në shitje dhe të njëjtat mund ti rezervoni direkt tek Kamer Maloku por mund të blihen edhe para ndeshjes. Cekim se edhe në këtë mbrëmje matchmeker i disa ndeshjeve do të jetë, menaxheri tani më i njohur shqiptar Avdyl Salihu.