Spektakël i MMA-së më 23 shkurt në Pejë
February 11, 2020
0 comments
Share

Spektakël i MMA-së më 23 shkurt në Pejë

Vetëm edhe 12 ditë kanë mbetur nga spektakli i parë i MMA-së që zhvillohet në Kosovë e që të njëjtën e organizon FAMMK (Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës) në krye me presidentin  Besart Berisha. Sipas tij ky aktivitet ka qen i domosdoshëm kur Kosova është në prag të pranimit nga Federata ndërkombëtare  IMMAF. Do të zhvillohen mbi 11 përballje ku prej tyre do të ketë ndeshje amatore dhe ato profesionale. Tek profesionalet do të veçohen dy ballafaqimet e fuqishme mes kosovarit Fitim Ukelli (8.4.0) dhe austriakut, Rene Willinger (11.6.1) si dhe përballja mes luftëtarit shqiptar Dritan Barjamaj dhe malazezit, Aleksander Joketic, transmeton portali per sporte luftarake “ArenaRing”.

Cekim se Ukelli kthehet pas dy viteve në oktogon, kurse Barjamaj me kënaqësi ka pranuar ardhjen në Kosovë duke ditur zemërgjersinë e popullit kosovar. Që të dy kanë premtuar fitore por edhe kanë apeluar që ti mbështesin maksimalisht që tua bënë triumfin më të lehtë. Ndryshe, sipas organizatorëve do ketë luftar nga  Austria, Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Kosova. Ky spektakël do të zhvillohet 23 shkurt në palestrën “Karagaqi” në Pejë. Të gjithë ata që dëshirojnë ti ndihmojnë këtij eventi të parë në Kosovë apo rezervime të kontaktohet numri +38349260708 ose email: fammk-kos@gmail.com.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *