Spektakël i boksit profesionist ne Pejë, konfirmohen dy ndeshje për titull
March 17, 2021
0 comments
Share

Spektakël i boksit profesionist ne Pejë, konfirmohen dy ndeshje për titull

Bashkëpunimi nē mes “Gjocaj Promotion” dhe “ArenaRing Management Promotion” po vazhdon edhe sivjet, por tani me një gala mbrëmje të madhe në Boksin Profesionist, spektakël ky qe do të zhvillohet me 7 Gusht në qytetin e bukur te Pejës.

Organizator te këtij eventi janë Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu dhe sipas tyre do të zhvillohen 12 ndeshje profesionale, ku në secilën prej tyre do ndeshet një boksier shqiptar nga Kosova që jeton në Diasporë. Janë planifikuar te zhvillohen 3-4 ndeshje për titull – UBO, ku dy prej tyre tani më janë konfirmuar. Boksieri kosovar qe jeton dhe vepron ne Ceki, Edmond Zefi do luftoj për titullin e botës për të rinj, kurse boksieri qe jeton dhe vepron ne Belgjike, Liridon Fazliu do të ndeshet për titullin Intercontinental.

Boksierët që janë konfirmuar qe do ngjiten ne ringun e Pejës janë: Labinot Xhoxhaj, Kamer Maloku, Sherif Morina, Dardan Avdylaj, Bernardin Jakaj, Ilir Zeneli, Edison Demaj, Shkelqim Ademaj, Arber Bellegu, Alaudin Hasani dhe Rinor Berisha. Organizatoret zbulojnë se është planifikuar në program te ketë edhe program artistik me këngëtar, humoristë si dhe udhëheqës te njohur. Cekim se ne muajin dhjetor ne Pejë, Edmond Zefi kishte fituar titullin International te UBF, kurse ai sivjet synon atë te botës .

Menaxheri i tij, Gjocaj beson shume ne këtë djalosh andaj pret edhe një suksese te madh. “Edmondi është një talent sypatrembur qe asnjëherë nuk po ndalet për te arritur sukseset dhe synimet e tij drejt një kampion boksi. Me punën dhe përkushtimin e tij çdoherë e më shumë po tregon se është i vendosur dhe shumë serioz ne rrugën e një sportisti me ambicie dhe qëllime te mëdha. Me pune dhe vetëm pune se bashku me Edmondin do te punojmë pa-ndalë duke arritur qëllimet e tij. Andaj presim qe edhe sivjet ai te ngjitet ne piedestalin me te larte”, tha Muharrem Gjocaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *