SMOOTHIE PËR FORCIMIN E LIGAMENTEVE TË GJUNJËVE DHE LEHTËSIMIN E DHIMBJEVE TË TYRE
Nëse keni dhimbje gjunjësh, ose simptoma te tjera të artritit, ndoshta do të donit ta provonit këtë smoothie. Ky smoothie eshte shume i njohur dhe i perhapur. Ai, jo vetëm që ka shije shumë të mirë, por ne te përdoren gjithashtu përbërës që do t’ju ndihmojnë të ndiheni shumë më mirë.
Kur vjen puna tek kyçet e trupit, gjunjët janë një nga më të rëndësishmit. Ata na lejojnë të ecim, të qëndrojmë në këmbë dhe të kërcejmë. Nëse keni gjunjë të forte e të shëndetshëm, ju mund ta kontrolloni shumë më lehtë posturën e trupit tuaj.
Me kalimin e moshës, gjunjët tanë fillojnë të vuajnë dëmtime, goditje dhe plagë. Me kalimin e kohës ato bëhen më të dobët dhe më të predispozuar për dëmtime pasi ligamentet dhe tendinat humbasin elasticitetin dhe forcën e tyre.
Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për gjunjët tuaj, në mënyrë që ato të qëndrojnë të forte dhe të vazhdojnë ta mbajnë trupin tuaj pamvarësisht moshës. Përveç mbajtjes së një regjimi ushqimor të shëndetshëm ditor dhe aktivitetit të vazhdueshëm fizik si dy faktorë tepër të rëndësishëm për forcimin e kockave tuaja, ju tashmë mund të provoni këtë smoothie, që do t’ua kursente vizitën tek farmacia apo doktori, për t’ju ndihmuar me gjunjët tuaj.
Ky smoothie mund të konsumohet çdo ditë dhe do t’ju ndihmojë të keni gjunjë më të forte dhe ligamente elastikë e të forte, si dhe do t’ju lehtësojë simptomat e artritit.
Përbërësit:
2 kupa me ananas të copëtuar
7 gram kanellë
Një kupë me tërshërë (që gatuhen shpejt)
40 gram mjalte organik
40 gram bajame
1 kupe leng portokalli i shtrydhur vete
1 kupe uje
PERGATITJA:
Kur te gjithë përbërësit të jenë gati, ndiqni këto hapa:
1.Gatuani tërshërën siç e gatuani normalisht. Shtoni ujë të nxehtë dhe lëreni të ftohet paksa.
2. Merrni ananasin dhe priteni, shtrydhini copat në mëyrë që merrni lëngun.
3. Ndërkohë mund të filloni të përzieni në makinerinë e smoothie mjaltin, ujin, kanellën dhe bajamet së bashku me lëngun e portokallit. Për ta bërë më të lehtë, shtypini bajamet më përpara se t’i hidhni në makineri, ose mund edhe t’i blini të shtypura.
4. Pas përzierjes së përbërësve të mësipërm, shtoni tek përzierja edhe lëngun e ananasit së bashku me tërshërën dhe vazhdoni proçesin deri kur të keni arritur masën e dëshiruar.
5. Nëse dëshironi, në fund mund të hidhni disa kube akulli. Sigurohuni që do ta përzieni përsëri.
Arsyeja kryesore përse ky smoothie është efektiv është për shkak të bromelain, e cila gjendet tek ananasi. Enzimat e bromelain janë vërtetuar që luftojnë osteoartritin tek pacientët. Gjithashtu, Vitamina C e gjendur në këtë frut është një antioksidant shumë i fuqishëm, që redukton inflamacionin. Pa llogaritur këtu të gjitha vlerat fantastike të përbërësve të tjerë.