Smith kërkon sfidën për titull
October 29, 2018
0 comments
Share

Smith kërkon sfidën për titull

Në ndeshjet e mëparshme të peshës “light-heavyweight”, Anthony Smith ka vërtetuar se mund të mposhtë kundërshtarët me nokautet e tij të shpejtë.

Por në orët e para të mëngjesit të së dielës, Smith ka vërtetuar se mund të përballojë presionin dhe trysninë e raundeve të dytë dhe të tretë dhe pikërisht kështu ka mundur një kundërshtar shumë të fortë së Oezdemir.

Smith ma mposhtur me submission luftëtarin zviceran në raundin e tretë teksa e ka mbytur me një “rear naked choke”.

Dy raundet e para ishin shumë të rëndë dhe intensivë. Oezdemir njihet për forcën e tij, dhe i ka dhënë disa grushte të mirë kundërshtarit.

Por në raundin e tretë, Smith arriti ta hidhte në tokë dhe ta mbyste. Pas ndeshjes, ai ishte shumë i lumtur, dhe ka kërkuar vetëm një gjë nga Dana White, sfidën për titullin kampion. Një ëndërr që ai e ka pasur që në moshën 17-vjeçare.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *