Skender Jahiu licencohet për trajner nga AIBA dhe i bashkëngjitet KB ÇAIR  
September 22, 2017
0 comments
Share

Skender Jahiu licencohet për trajner nga AIBA dhe i bashkëngjitet KB ÇAIR  

Ish kampioni i Maqedonisë dhe fituesi i shumë medaljeve ndërkombtare, Skender Jahiu, tani më është bërë edhe me licëncë të trajnerit dhe të njejtën e ka marrë pas trajnimit disa ditorë që ka pasur në Tiranë nga Federata botërore e AIBA-së.

Tani ai ne profesionin e ri dhe përvojën që ka, ka vendosur që të angazhohet tek klubi i boksit Çair, ekip ky i cili sivjet ishte kampion  në kampionatin individual në boks. Kryetari dhe trajneri i klubit, Faton Salihu, u shpreh i kënaqur me angazhimin e Jahiut në klubin e tij dhe beson se së bashku do arrijnë shumë suksese.

“Jam shumë i kënaqur se në klubin tonë u licencua edhe një trajner me licencë te AIBA-së. Me shokun e kolegun tim tash së bashku do të vazhdojmë rrugën për suksese. Mos të harrojmë se tek klubi kemi edhe ish trajnerin tonë Enver Salihu, ku së bashku do të punojmë që t’ia kthejmë namin Lirijës qe me herët e kishim”, tha Salihu për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Ndryshe, dje gjatë stërvitjeve që u zhvilluan në palestrën moderne “Boris Trajkovski” në Shkup mysafir special ka qen edhe legjenda e gjallë e boksit shqiptar, Aziz Salihu, që madje edhe vet për disa momente i trajtonte bokserët e tij klubi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *