Skena dhune para duelit për titull në boks, tifozët turq rrihen mes tyre
October 9, 2017
0 comments
Share

Skena dhune para duelit për titull në boks, tifozët turq rrihen mes tyre

Pak minuta para se të niste dueli i boksit mes kampionit britanik Chris Eubank Jr dhe sfidantit turk Avni Yildirim, në stadiumin e Shtutgardit janë shfaqur skena dhune. Mediat gjermane raportojnë se dy grupe të tifozërisë turke, rivale mes tyre, janë përleshur mes tyre në zonën pranë ringut, por nuk konfirmojnë ende se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj dhune. Të përfshirë në këtë sherr masiv kanë qenë rreth 50 tifozë turq, duke bërë që situata të degjenerojë në dhunë, ku pati edhe disa të plagosur, për fat të mirë jo rëndë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Dhuna që ndodhi brenda në stadiumin ku u zhvillua dueli për titullin kampion bote të peshës së mesme ishte ekstreme (kategoria IBO që mbahet nga Eubank Jr), pasi njerëzit përdornin zinxhira, karrige e mjete të tjera të forta për të gjuajtur njëri-tjetrin. Gjithsesi, sfida u zhvillua normalisht edhe pse nisi me pak vonesë, deri sa situata u qetësua. Eubank Jr fitoi me “KO teknik” në raundin e tretë ndaj turkit Yilderim, duke mbrojtur titullin kampion bote.

Nga dueli mes Eubank Jr dhe Yilderim

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *