Skandali, kampioni i UFC-së dështon sërish në testin antidoping
August 23, 2017
0 comments
Share

Skandali, kampioni i UFC-së dështon sërish në testin antidoping

Jon Jones ka dështuar në një tjetër test antidoping, i kryer para duelit për titullin kampion bote të peshës “light heavyweight” me Daniel Cormier, sfidë që u zhvillua në UFC-214, më 29 korrik, në Kaliforni. Ka qenë vetë UFC-ja ajo që ka nxjerrë një komunikatë për mediat, duke thënë se Jones ka dalë pozitiv pas një testi antidoping të kryer nga USADA (antidopingu amerikan). Kjo është hera e dytë që ikona e arteve marciale mikse del pozitiv, por tashmë rrezikon shumë. “UFC njofton se ka marrë një informacion nga USADA se sportisti Jon Jones, 30 vjeç, ka dalë pozitiv në një test antidoping të kryer më 28 korrik, gjatë peshimeve që u bënë për UFC-214”, thuhet në deklaratën e UFC-së.

Jones, në UFC-214, mundi me “KO” në raundin e tretë Cormier

USADA ende nuk ka thënë se cila apo cilat substanca të ndaluara janë gjetur në trupin e Jones, që në atë duel fitoi edhe titullin kampion bote, titull të cilin tashmë rrezikon ta humbasë sërish. Mediat amerikane shprehen se UFC-ja së shpejti do të dalë me një tjetër deklaratë, ku do të saktësojë edhe të ardhmen e sportistit, që u rikthye këtë vit pas një pezullimi 1-vjeçar, pikërisht se kishte dalë pozitiv. Edhe para duelit të tij në UFC-200, Jones pat dalë pozitiv, duke u pezulluar një vit. Jones, në UFC-214, mundi me “KO” në raundin e tretë Cormier, pas një goditje në kokë, duke marrë titullin kampion bote. Por tashmë karriera e Jon Jones duket e mbyllur përfundimisht, pasi ai ka zhgënjyer gjithnjë me këto gabime.

Jon Jones feston triumfin

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *