“S’kam mëshirë, do ta shtyp me këmbë siç kam bërë me të gjithë”
April 23, 2019
0 comments
Share

“S’kam mëshirë, do ta shtyp me këmbë siç kam bërë me të gjithë”

Në shtator do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse mes rusit Khabib Nurmagomedov dhe amerikanit Dustin Poirier. I pari mban titullin kampion bote të këtij Divizioni, ndërsa i dyti atë të kampionit të përkohshëm. Rusi është i pamposhtur në kafaz, duke korrur 27 fitore në karrierën e tij.

Nurmagomedov, që të dielën ka qenë në Shën Petërburg për një evend të UFC-së, ka folur për duelin e tij të radhës si dhe prë sfidantin. “Dustin është një rival i fortë. Nuk mendoja se do ta munde Holloway, madje kisha vënë bast për këtë të funditGjithsesi, duket se nga dueli në duel është përmirësuar ndjeshëm”, tha Nurmagomedov.

E pranoj që paraqitja e Dustin më ka tërhequr, mendoj se grushton mirë. Madje është përmirësuar ndjeshëm dhe e meriton që të duelojë për titullin. Megjithatë. Ashtu si gjithë rivalët e mi të mëparshëm edhe ai do të përfundojë KO. Nuk kam dyshime, do ta shtyp me këmbë siç kam bërë me McGregor dhe të tjerët para tij”, u shpreh Khabib Nurmagomedov

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *