S’ka revansh me Pacquiao, Jeff Horn mbron titullin ndaj Corcoran, më 15 dhjetor
October 10, 2017
0 comments
Share

S’ka revansh me Pacquiao, Jeff Horn mbron titullin ndaj Corcoran, më 15 dhjetor

Boksieri australian Jeff Horn, që u bë i njohur për fansat pas fitores ndaj filipinasit Manny Pacquiao, ku dhe mori titullin kampion bote të kategorisë WBO në peshën “welter”, do ta mbrojë për herë të parë titullin e fituar ndaj britanikut Gary “Hellraiser” Corcoran. Ky duel do të zhvillohet më 15 dhjetor, në Brisbane të Australisë, në vendlindjen e Horn. Australiani, që në karrierë nuk ka asnjë humbje (17 fitore e një barazim), duhej ta mbronte titullin ndaj Pacquiao, por ky i fundit vendosi ta shtyjë revanshin për shkak se ishte i zënë gjatë kësaj periudhe me detyrën e senatorit në vendlindjen e tij.

Nga dueli mes Horn dhe Pacquiao

Horn, 29 vjeç, fitoi titullin kampion në korrik të këtij viti, në fund të një duel të diskutuar dhe ku shumë njerëz mbetën të habitur nga vendimi i gjyqtarëve edhe pse ai ishte unanim. Në rast se Horn e fiton këtë sfidë, atëherë me shumë gjasa, në pranverën e 2018-ës, do të zhvillohet revanshi me Pacquiao. Ndërsa rivali aktual, Corcoran, 26 vjeç, ka vetëm një humbje si profesionist dhe 17 fitore, një kundërshtar i fortë për australianin. “Jam i kënaqur që më në fund u vendos emri i rivalit dhe për herë të parë do të mbroj titullin kampion. Dua t’u jap fansave të mi në Australi një tjetër gëzim”, u shpreh Jeff Horn, që njihet me nofkën “profesori”, pasi më parë ka qenë mësues në Australi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *