SI TE REKUPEROJME ME SHPEJT MUSKUJT, PAS STERVITJES
December 10, 2018
0 comments
Share

SI TE REKUPEROJME ME SHPEJT MUSKUJT, PAS STERVITJES

Faza e rekuperimit eshte faza me e rendesishme e post-stervitjes suaj, qofte stervitja juaj vrapim rreth lagjes, apo ngritja e peshave në palester. T’u japesh muskujve kohën e mjaftueshme e te nevojshme per te pushuar ndihmon në permiresimin e performances dhe fitimin e muskujve. Eshte pikerisht gjate kohes se pushimit qe muskujt tuaj riparohen dhe ndertohen.

Per fat te keq, jo te gjithe e kane nje plan perfekt rekuperimi post-stervitor. Dhe kjo zakonisht çon në dhimbje te sterzgjatur te muskujve dhe enjtje. Vazhdoni leximin per t’u njohur me disa menyra çuditerisht te provuara shkencerisht, që ndihmojne në rekuperimin e muskujve pas stervitjes.

1. BENI GJUMIN E MJAFTUESHEM

Eshte gjate kohes që ju flini, kur trupi juaj ben sintezen e proteines në menyren me optimale, diçka per te cilen që ato muskujt tuaj te lodhur gjate stervitjes kane shume nevoje. Beni çmos që te flini 7-8 ore në nate, per te ndihmuar rekuperimin e shpejte te muskujve tuaj.

2. KONSUMONI NJE SNACK ME PERMBAJTJE PROTEINE PARA GJUMIT

Eshte shume me e lehte te te zere gjumi nese perpara ke konsumuar nje snack. Nese ky snack ka permbajtje proteinike eshte nje avantazh akoma me i madh. Te hash pak veze, nje rriske djath, apo pak kos perpara se te flesh eshte nje ide fantastike.

3. KONSUMONI PROTEINE NË MENGJES

Tashme nuk eshte me sekret që mengjesi eshte nje nga vaktet me te rendesishme te dites, sidomos nese po mundoheni te bini në peshe, apo te shtoni mase muskulare. Siç u permend edhe me lart, trupi juaj veteriparohet gjate nates dhe eshte e sigurte që ka nevoje per shume energji per diten tjeter. Duke konsumuar nje mengjes te pasur me proteina do te furnizoni trupin tuaj me aminoacide, duke pershpejtuar keshtu rekuperimin.

4. PINI NJE GOTE ME LENG QERSHIE

Dhimbja e pezmatimi i muskujve mund te ndikoje në aktivitetin tuaj fizik, sidomos nese e keni tepruar me stervitje te rende dhe keni sterlodhur trupin. Nje menyre e shkelqyer per te larguar keto dhimbje do te ishte konsumimi i nje gote me leng qershie gjate dites. Duke qetesuar në këtë menyre dhimbjet e muskujve, koha e rekuperimit behet me e shkurter.

5. SHIJONI QUMESHTIN ME ÇOKOLLATE

Ka mjaft nga ata që palestren e kane shtepine e dyte, te cilet pas stervitjes pershpejtojne rekuperimin e muskujve me nje gote qumesht me çokollate. Sasia e larte e proteines në qumesht ndihmon në kapercimin e shpejte te fazes se parë te rekuperimit te muskujve.

6. BENI NJE MASAZH PER TE GJITHE TRUPIN

Te gjithe e dime që te berit masazh eshte qetesuese dhe lufton stresin. Gjithashtu eshte diçka që ndihmon në pershpejtimin e rekuperimit pas stervitjes. Kjo sepse masazhi ndihmon në çlirimin e muskujve te kontraktuar dhe permireson qarkullimin e gjakut, duke rritur keshtu shperndarjen e lendeve ushqyese dhe oksigjenit, per te cilat muskujt kane nevoje.

7. DEGJONI MUZIKE QETESUESE

Po ashtu si masazhi, te degjosh muzike te qete e te embel ndihmon trupin te relaksohet. Sa me shpejt e sa me shume te relaksoheni, aq me e shkurter behet periudha e rekuperimit. Mundohuni te degjoni muzike, e cila ju qeteson, jo vetem trupin, por edhe mendjen.

8. MBANI TRUPIN TE HIDRATUAR

Stervitja e muskujve ben që trupi te prodhoje disa produkte te panevojshme, te cilat nxirren me pas jashte. Ju mund ta pershpejtoni këtë proçes largimi vetem duke pire sasine e mjaftueshme e te nevojshme te ujit. Eshte ide e mire te pish uje te thjeshte në vend te pijeve sportive, te cilat jane te ngarkuara me sheqer dhe perberes te tjere, per te cilet trupi juaj nuk ka nevoje, si psh: substancat artificiale te shijes dhe ngjyruesit.

9. SHIJONI NJE DUSH APO VASKE TE FTOHTE

Shume eksperte fitnesi thone se te besh nje dush me uje te ftohte, apo vaske, pas stervitjes ndihmon në rekuperimin e shpejte te muskujve. Kjo pasi uji i ftohte ndihmon në perballimin e dhimbjes se muskujve dhe enjtjes. Megjithate, eshte shume e rendesishme që me perpara t’u keni bere stretching atyre muskujve dhe ata te jene ftohur krejtesisht perpara se te hyni në vaske apo dush me uje te ftohte.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *