SI TE NGADALESONI PROCESIN E PLAKJES SE KOCKAVE, PERMES VRAPIT DHE TRAJNIMIT ME PESHA
May 15, 2017
0 comments
Share

SI TE NGADALESONI PROCESIN E PLAKJES SE KOCKAVE, PERMES VRAPIT DHE TRAJNIMIT ME PESHA

Kërkimet sygjerojnë që ju mund ta ngadalësoni proçesin e plakjes së skeletit përmes aktivitetit fizik.

Ju ndoshta nuk e vrisni shumë mendjen për kockat tuaja. Osteoporoza dhe legeni i thyer u ndodh vetem atyre ne moshe te thyer, apo jo? Mos eshte pikerisht kjo qe ju mendoni?

Epo, e keni gabim. Ndoshta duhet të shqetësoheni më shumë, pasi është ajo çka bëni tani që vendos nëse do të beheni një plak, apo plakë me kockat e legenit të thyera në vitin 2060.

Eshtrat tuaja zakonisht fitojnë masë deri kur I afroheni te 30-ave dhe me pas ato fillojnë ta humbasin këtë masë, për shkak të proçesit të plakjes. Si rrjedhoje eshtrat tuaja bëhen më të dobëta dhe të prirura për fraktura.

Por, kerkimet sugjerojne se per ta parandaluar nje gje te tille, ushtrimet fizike te rregullta duhet te jene pjese e jetes suaj.

Kohet e fundit, shkencetaret e Universitetit te Misurit, studiuan dendësinë e kockës së meshkujve nga mosha 30 deri në 65 vjeç.

Meshkujt qe kishin bërë ushtrime fizike me impakt të lartë, ose trajnim rezistent gjatë jetës së tyre e kishin më të lartë dendësinë e kockave të tyre – një përbërës ky i forcës së kockës – në krahasim me meshkujt më pak aktivë.

Ja, arsyeja përse: Kockat tuaja jane vazhdimishit në rindërtim të vetes së tyre, thotë autorja e studimit Pamela Hinton, Ph.D. Kur ju ushtroni një forcë tek kockat tuaja – shkaktuar nga një impakt gjatë aktiviteteve si vrapi dhe kërcimi (hedhja) – ato përshtaten dhe bëhen më të forta, thotë ajo.

Edhe trajnimi rezistent mund të krijojë impakt: Kur muskujt kontraktohen për të ngritur peshat, ato në fakt tërheqin kockat tuaja me shumë force, shprehet Hinton.

Qelizat kockore i ndjejnë këto forca dhe si përgjigje dërgojnë sinjale për të ndërtuar më shumë kockë, shpjegon ajo. Si rezultat, ju do të mund të ngadalësoni humbjen natyrale të masës kockore që vjen me kalimin e moshës – madje mund të ndryshoje proçesin dhe të shtoni masë në moshë të rritur, shton ajo.

Nuk të duhet aq shumë vrap, kërcime apo ngritje peshash për t’i bërë kockat të përshtaten, thotë Hinton.

Sikur 50 kërcime në litar, sprint për 100 hapa, një circuit ushtrimesh për pjesën e sipërme të trupit, apo të luani për pak minuta basketboll dhe këto t’i bëni 3 herë në javë, do të bënit një ndryshim të madh në kockat tuaja.

Nëse keni probleme me kyçet, apo lëvizshmërinë tuaj, të cilat janë pengesë për të bërë vrap, apo kërcime në mënyrë të sigurtë, lini mënjanë impkatin dhe përqëndrohuni në trajnimin rezistent, thotë ajo.

Bonus: Pasja e muskujve të forte do t’ju ndihmojë të jeni më aktivë dhe më të koordinuar me kalimin e moshës, duke ju bërë më pak të rrezikuar ndaj rrëzimeve, që është shkaku kryesor i pjesës më të madhe të frakturave tek të rriturit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *