SI TË HIDHNI HAPAT E PARË DREJT CROSSFIT
November 2, 2018
0 comments
Share

SI TË HIDHNI HAPAT E PARË DREJT CROSSFIT

Nëse mendoni se një sfidë më tepër është ajo çka ju duhet për të arritur objektivat tuaj të fitnesit, CrossFit mund të jetë ajo që duhet. Trajnimi CrossFit është i vështirë, por do të ndiheni gjithnjë e më të fuqishëm me përballjen e sfidës.
CrossFit përdor një varietet të gjerë stilesh ushtrimesh, për t’ju sjellë koleksionin më të fundit. Trajnimi CrossFit ka si qëllim përmirësimin e 10 aftësive të përgjithshme fizike në fitness:

Saktësi
Zhdërvjelltësi
Ekuilibër
Rezistencë kardiovaskulare
Koordinim
Elasticitet
Fuqi
Shpejtësi
Staminë
Forcë

Tingëllon mire apo jo? Ja si duhet ta filloni.

Gjeni palestrën dhe trajnerin e duhur për ju

Përpara se të filloni, është shumë e rëndësishme të kërkoni rreth e rrotull dhe të gjeni një “Box” CrossFit – e njohur ndryshe si palestër apostafat për CrossFit – si dhe një trajner profesionist në këtë fushë.
Trajneri eshtë ai që bën diferencën – një instructor i mire di si t’ju motivojë, si t’ju shtyjë në limite dhe si t’ju mbajë në majë të objektivave tuaja. Do ta shikoni që trajnerët janë të trajnuar si në Nivelin 1 (kursi bazë i CrossFit) dhe Niveli 2 (teknikat themelore të CrossFit për instruktorët), këto së bashku edhe me stile të ndryshme trajnimi të mësuara nëpër seminarët e ndryshëm.
Në kurset e Nivelit të 2-të merren njohuri më të thella mbi anatominë, teknikat e trajnimit dhe stilet e trajnimit, në krahasim me kursin e Nivelit 1. Prandaj, ndoshta do të preferonit një trajner, i cili ka kryer Nivelin e 2 dhe ka shpenzuar më shumë kohë, për të sjellë një eksperiencë stërvitore më të kënaqshme.

…Ose merrni në konsideratë të shkuarin vetëm

CrossFit i ngjan një komuniteti dhe nëse fillon, pjesa tjetër e klasës e vë re menjëherë mungesën tënde. Ja ky është motivim! Por, nëse trajnimi në grup nuk hyn në preferencat e tua, merr në konsideratë ta bësh vetëm. Vetëm mbaj mend se të duhet të blesh çdo pajisje që të mungon. Mund ta shohësh këtë si një investim, nëse po planifikon të vazhdosh trajnimin dhe t’i përdorësh këto pajisje për një kohë të gjatë në të ardhmen. Këto janë disa nga pajisjet më të rëndësishme, të nevojshme për të filluar trajnimin CrossFit:

Stol për ngritjen e peshave
Pesha të lira dhe gira
Një makineri për Pull up
Një shtangë olimpike
Litar kërcimi
Kettlebell
Medicine ball (Top mjekësor)

 

Konsultohuni më parë me mjekun

Nuk po gënjejmë kur themi që kjo është një stërvitje shumë intensive. Nëse ke vështirësi t’i përshtatesh e seancave me intensitet të lartë, ke vështirësi me rezistencën apo vuan nga probleme në zemër, apo azëm, atëherë ka mundësi që CrossFit më shumë të të dëmtojë sesa të të bëjë mire. CrossFit është i njohur për aftësinë që ka për të tërhequr atletë të njohur dhe profesionistë fitnesi, kjo për shkak të intesitetit që përmban.

Atletët e CrossFit shtyjnë shumë fort ndërmjet setesh të vështirë dhe vendosin gjithmonë sfida të reja. Nëse keni një problem shëndetësor, që mund t’ju vinte në rrezik për dëmtime, në momentin që do t’ju duhet të “shtyni më shumë” për në setin tjetër, mos e bëni. Gjithmonë konsultohuni me mjekun, përpara se të ndërmerrni çfarëdolloj programi fitnesi, sidomos trajnime të tilla intensive.

Vendosni limitet tuaja

Përpara se të filloni me CrossFit, është ide e mirë që të mbani shënim historikun tuaj në fitness – dëmtime të vjetra, presionin e gjakut dhe problemet me zemrën, sported që lidhen me azmën dhe çdo gjë që mund t’ju shkojë ndërmend – në mënyrë që të evitoni ta shtyni veten përtej limitit tuaj. Komuniteti i CrossFit është “famëkeq” për thyerjen e barrierave dhe arritjen e objektivave personale të fitnesit, prandaj mbani mend, që pamvarësisht gjithçkaje ju do të sfidoheni. Sa larg mendoni se keni aftësinë dhe dëshirën të arrini?

Filloni me Dietën Paleo

Sistemi CrossFit është zhvilluar në të njëjtën linjë me planin dietik paleo dhe motoja kryesore e programit të fitnesit mbetet “Ju jeni çka hani”. Eshtë mëse e qartë që ushtrimet nuk janë aq efektive pa dietën e duhur. Dieta paleo ndihmon që t’ju mbajë sa më rezistent ndaj këtyre seancave me intensitet të lartë dhe t’ju ndihmojë të arrini rezultatet që kërkoni.

Krijoni një buxhet për të

Të fillosh të meresh me CrossFit mund të tingëllojë si një ëndërr për ju dhe nëse nuk keni të ardhura mënjanë, çdo muaj për të përballuar atë çka të pret në palestër, do të ngelesh siç je. Ka një arsye se përse ata që merren me CrossFit janë jashtëzakonisht të dedikuar dhe individë me një disiplinë të lartë, kjo pasi u kushton 2-3 më herë më tepër se një anëtarësim në një palestër normale. Sigurohuni që të keni para mënjanë, përpara se ta filloni.

Atëherë, mendoni se jeni gati për CrossFit?

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *