SI TE FITOSH MUSKUJ NDERKOHE QE BIE NE PESHE
Muskujt ndryshojnë gjithçka. Sa më i mirë ndërtimi i trupit tuaj – që është, më shumë muskuj dhe kocka dhe më pak dhjam – aq më lean do të bëheni.
Muskujt rrisin shkallën e metabolizmit, duke djegur sasi më të mëdha kalorish gjatë një kohe të caktuar. Forca muskulare është lidhur me rrezikun e ulët ndaj sëmundjeve kanceroze dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Është shumë acaruese kur humbet peshë shumë shpejt dhe përfundon duke humbur edhe muskuj bashkë me të. Megjithatë, kërkimet e bëra për Universitetin McMaster në Hamilton, Kanada, u zbulua se është e mundur që të behen të dyja – të fitosh muskuj ndërkohe që bie në peshë – dhe këtë vëtëm brenda 4 javëve.
Sa për paralajmërim: nuk është aspak e lehtë.
Gjatë studimit të tyre, që zgjati me muaj të tërë dhe që u botua së fundmi në American Journal of Clinical Nutrition, 40 meshkuj mbipeshë rreth të 20-ave ndoqën një program rigoroz stërvitor dhe ndoqën një dietë, e cila konsistonte vetëm në 40% më pak të kalorive që atyre u nevojiteshin në jetën normale.
Ndërkohë që të gjithë i kishin kaloritë e kufizuara, gjysma e meshkujve ndoqën një dietë me sasi të ulët protein (1.2gr për kg të peshës trupore dhe gjysma e tjetër ndoqi një dietë me sasi të lartë protein (2.4gr për kg të peshës trupore). Të dyja dietat ishin mbi sasinë e rekomanduar ditore për proteinë.
Pjesëmarrësit u stërvitën 6 ditë në javë, duke bërë trajnim rezistent, seanca sprinti, trajnim me intervale me intensitet të lartë (HIIT) dhe plyometrik circuits. Ata gjithashtu duhej të bënin 10.000 hapa çdo ditë.
Për t’i ndihmuar të arrinin kërkesat dietike ditore, grupi me proteinë të lartë konsumoi gjithashtu një shake me proteinë Whey brenda 15 minutave pas përfundimit të stërvitjes. Kërkuesit zgjodhën proteinën Whey pasi “është proteina më cilësore e disponueshme” – u shpreh udhëheqësi i këtij kërkimi Ph.D Stuart Phillips. Duke nënkuptuar me këtë se ajo i përmban të gjitha aminoacidet themelore që i nevojiten trupit dhe është e lehtë për t’u tretur – shpjegoi ai.
Lexo: Si te zgjedhesh proteinen e duhur
Rezultati
Pas 28 ditësh, grupi me proteinë të lartë arriti të fitonte 1kg e 43gr muskuj dhe ranë nga pesha rreth 4.7kg. Grupi me proteinë të ulët ruajtën të njëjtën pasë muskulare që kishin dhe humbën rreth 3.6.kg të peshës së trupit. Çdo pjesëtar i grupit u bë më i forte dhe më në formë, u shpreh Phillip.
Këto janë rezultate të mëdha brenda një kohe tepër të shkurtër, por jo aq edhe për t’u çuditur. Në fund të fundit. Trajnimi rezistent me volum të lartë shoqëruar me konsum të lartë proteine rrit zhvillimin e muskujve. Trajnimi joaerobik – si HIIT, sprintet dhe ushtrimet plyometrike – janë të njohura për djegien e lartë të yndyrnave dhe përmirësimit të fitnesit. Dhe meshkujt në këtë studim ishin të gjithë mbipeshë dhe të pastërvitur, prandaj trupat e tyre iu përgjigjen shumë mirë stimulit të dhënë.
Lexo: HIIT, menyra me e mire per rene ne peshe dhe ndertuar trupin e enderruar
Gjithashtu, ata u vëzhguan nga afër dhe gjatë gjithë kohës nga një skuadër shkencëtarësh. Çdo gjë kontrollohej në detaje, që nga ushqimi që hanin e deri te stërvitja që bënin. Në botën reale, një mashkull mesatar do ta kishte tepër të vështirë t’i përgjigjej një plani kaq strikt dhe kaq të vështirë pa ndihmë.
Megjithatë, studimi vërteton se nëse doni rezultate serioze ju duhet të punoni seriozisht. Duhet të ulni numrin e kalorive, të rrisni sasinë e proteinave, të lëvizni më shumë, të ngrini pesha, sidomos nëse doni të shihni rezultate brenda pak javëve.