Si në kohët e vjetra, Jones dhe Cormier “ndeshen” në Twitter
Një nga rivalitetet më të mëdha të UFC sapo është rikthyer fuqishëm. Pasi Jon Jones doli përsëri pozitiv në testin e anti-dopingut, Cormier nuk ka nguruar të komentojë në Instagram dhe Twitter.
Në fillim Cormier shkruan: “Ai ka dalë përsëri pozitiv!” kur merr vesh lajmin dhe më pas kanë sulmuar njëri-tjetrin si në kohët e vjetra.
“Unë mund të godisja gruan tënde me shpullë dhe ti nuk do bëje asgjë. Ti je k***a ime DC, kjo nuk do të ndryshojë.”Cormier përgjigjet menjëherë: “Ti nuk do të bëje asgjë, je i droguar.”
Jones dhe Cormier mbeten armiq dhe pritet që në vitin e ardhshëm të ndeshen përsëri në peshën e rëndë.
Por në fillim Jones duhet të ndeshet me Gustafsson në peshën “light-heavyweight.”