SI DUHET TE LAHEMI PAS STERVITJES? ME UJE TE FTOHTE APO TE NXEHTE?
December 26, 2018
0 comments
Share

SI DUHET TE LAHEMI PAS STERVITJES? ME UJE TE FTOHTE APO TE NXEHTE?

Pas nje stervitjeje ne palester, apo nje seance me trajnerin personal, cila eshte gjeja e pare qe deshironi te beni? Sigurisht, shumica e njerezve do deshironin te benin nje dush per tu freskuar. Por, si te hapni ujin e ngrohte ne maksimum, apo te ftohtin krejt, temperaturat ekstreme mund te kene nje efekt te madh ne trupin tuaj.

Keshtu qe, perpara se te shkumoheni eshte me mire te kuptoni efektet qe kane i nxehti apo i ftohti ne trupin tuaj. Sipas mjekeve, behet fjale per zgjerimin apo ngushtimin e eneve te gjakut. Por, çfare do te thote kjo ne te vertete dhe me e rendesishmja, po te lahemi me temperaturen e gabuar te ujit a mund te shkaktojme ndonje problem te vertete?

 

DUSHI ME UJE TE FTOHTE

Shume eksperte te fushes si dhe profesioniste fitnesi ngulmojne per nje dush te ftohte, apo banjo te akullt (10-15 Celsius/50-59 Fahrenheit) pas stervitjes. Nderkohe, qe zhytja ne nje banjo akulli menjehere pas nje gjendje te nxehti dhe te djeresitur ne palester mund te jete nje shok per sistemin, argumenti eshte qe e ftoh trupin menjehere dhe ne menyre te njetratjshme.

Ulja e temperatures drejton fluksin e gjakut drejt organeve jetesore; duke i lene muskujt vetem ne riparimin e tyre si dhe duke leshuar çfaredo acidi laktik te grumbulluar. Ketu nderhyn ngushtimi i eneve te gjakut, pasi uji i ftohte i ngushton enet e gjakut dhe ul temperaturen e indeve te demtuara. Rezultati eshte qe dushet me uje te ftohte mund te ndihmojne ne parandalimin e enjtjeve dhe demtimeve qe te perhapen si dhe mbajne rezervat ujore ne trup; e njejta gje sikur te vendosnim nje qese plastike me akull pas demtimit ne nje pjese te trupit.

Gjithashtu thuhet qe dushi me uje te ftohte ndihmon rritjen e imunitetit dhe te qarkullimit te gjakut. Nuk mund te leme pa permendur dhe faktin qe me siguri dushi me uje te ftohte do ju ndihmonte te hiqnit lodhjen pas nje stervitjeje me demtime. Eh, gjithsesi, kujtohuni pak per te gjithe Skandinavet qe hyjne ne sauna shume te ngrohta e pasi dalin nga sauna shtrihen neper bore qe te ftohin trupin. Nese eshte aq e mire per ata, kush jemi ne t’i kundershtojme?

Gjithsesi, ka disa gjera per te cilat duhet menduar perpara se te zgjedhim dushin me uje te ftohte. Temperaturat ekstreme si keto, mund te rrisin rrahjet e zemres dhe te shkaktojne veshtiresi ne frymemarrje. Ndersa kjo shume rralle shkakton ndonje problem tek njerezit e shendetshem, nje veprim i tille i tejzgjatur duhet te evitohet dhe njerezit te cilet kane problem me zemren, apo problem me tensionin e larte duhet te marrin nje keshillim mjekesor.

Nese ideja e zhytjes ne uje te ftohte nuk ju pelqen shume, do jeni shume te lumtur te dini se disa eksperte fitnesi besojne qe nje dush me uje te ngrohte rreth 24 C (75.2 F) eshte nje mundesi me e mire dushi pas stervitjes. Uji me i ngrohte e lejon trupin qe ne menyre graduale te rimarre temperature e tij, pa patur nevoje qe ta coje ate ne nje ekstrem tjeter. Pasi te jeni zhytur ne vaske dhe trupi te kete filluar te ftohet, atehere mund ta ulni apo ngrini temperaturen e ujit drejt ekstremeve.

DUSHI ME UJE TE NXEHTE

Nese mendoni qe uji i nxehte do te thote zgjerim i eneve te gjakut, keni te drejte. Nje dush me uje te nxehte e avull punon per stimulimin e fluksit te gjakut drejt lekures dhe qetesimit te muskujve. Rritja e fluksit te gjakut thuhet qe ndihmon ne shperndarjen e acidit laktik nga trupi, qe mund te ndihmoje te parandaloje apo zvogeloje dhimbjet muskulare.

Sigurisht, i nxehti shpesh perdoret lokalisht per te zvogeluar dhimbjen e disa muskujve, por bejini vetes nje nder dhe mos vendosni gjera te nxehta ne inde te demtuara. Nese mendoni qe keni demtuar, terhequr apo keputur nje muskul, vendosni pak akull aty dhe drejtohuni tek mjeku per mjekim. Kujtohuni se si trajtohen sportistet qe demtohen – kur demtimi i detyron te ndalojne lojen, atyre ju vendoset akull tek vend i demtuar. I nxehti mund te pakesoje dhimbjen, por i ftohti do te ndihmoje procesin e sherimit dhe do ju ktheje sa me pare ne palester.

Ne te vertete, ka mendime te ndryshme nese i nxehti ekstrem ndihmon trupin te fitoje temperature e duhur duke ndezur mekanizmin e tij natyror te ftohjes, apo ka efektin te ngrohe dhe me shume trupin, sesa ka qene i ngrohur ne palester nga ushtrimet. Por, le ta shohim kete gje, nje dush me uje te nxehte pas stervitjes te ben te ndihesh mire dhe siguron rehatim edhe pse dobite shendetsore nuk krahasohen me dushin me uje te ftohte.

Qe te jemi te qarte, kur flasim per dush me uje te nxehte, nuk po flasim per temperatura te çmendura. Zakonisht, nje dush me uje te nxehte duhet te jete rreth 40 C (105 F). Çdo temperature mbi 46 C (115 F) mund te jete e rrezikshme. Qe te kuptohemi, nese trupi juaj fillon te marre nje ngjyre te kuqe te hapur dhe te kete arome si mish i pjekur, kini kujdes dhe uleni temperaturen e ujit.

 

RUTINA POST-STERVITORE

Ndersa qe ekspertet debatojne per pro dhe kunder dushit me uje te ftohte, apo te ngrohte, ajo per te cilen nuk debatohet eshte nje regjim i duhur pas stervitjes. Kjo nuk do te thote qe te kalosh diten ne divan, apo ne krevat duke fjetur; por do te thote qe te beni gjerat e duhura ne kohen e duhur per t’i lejuar trupit qe te rimare veten nga nje stervitje e lodhshme.

Kjo perfshin nje seance ftohje trupi pas stervitjes, rimarrje e lengjeve te humbura dhe te pushoni aq sa duhet, me qellim t’i lejoni trupit qe te rimarre veten. Shume njerez gjithashtu preferojne te kene nje masazh, apo nje aktiviteti rekuperues me intensitet te ulet, i cili mund te behet si gjate fazes se ftohjes se trupit, ose dhe gjate dites pas stervitjes.

Nje aspekt kyç i rekuperimit pas stervitor eshte rifurnizimi i trupit qe te vendose rezervat e energjise, pasi do jene zbrazur dhe riparimi i indeve muskulore. Idealja do te ishte qe te hahej brenda 30-60 minutave pas stervitjes. Kjo nuk do te thote qe te pertypeni duke i dhene makines. Ju keni nevoje qe te zgjidhni ushqimet e duhura, te cilat, ne kete rast, jane ato te pasurat ne proteinat e plota dhe karbohidratet komplekse. Mundesi te mira per proteina jane mishi i kuq pa dhjam, mishi i pules, vezet, peshku, ose nje pluhur proteine Whey natyrore, qe mund te shkrihet ne nje pije.

Burimet me te mira te karboidrateve jane tershera, orizi I kafte dhe cerealet, si dhe frutat e zarzavatet. Nje ide mund te ishte qe te behet nje leng i perzier me fruta apo zarzavate te shtrydhura, tershere dhe pluhur Whey me nje leng sipas deshires, si psh qumeshti, uji apo kos me yndyre te ulet.

Lengjet e perziera (shakes) jane nje mundesi e mire dhe per tu marre me vete ne palester. Te pergatitura me tersheshe dhe Whey, ato jane themelore dhe ju mund te shtoni ne të të gjitha elementet themelore qe i duhen trupit tuaj per te rimare veten. Me pak fjale, jane shume me te mira per trupin tuaj sesa nje hamburger me djathe dhe milkshake..

KERKO KESHILLIM PROFESIONAL

Per fat te keq, ende nuk eshte rene dakord se cila eshte temperatura e duhur e ujit ne larjen pas stervitjes. Madje, sikur te mos mjaftonte kjo mosdakordesi, kohet e fundit shtohet dhe me shume paqartesi nga disa studime te cilat vene theksin në te mirat e terapise se kontrastit te ujit. Kjo perfshin intervale te ndryshme te ujit te ftohte dhe te ngrohte, gje qe sjell si pasoje ngushtimin dhe zgjerimin e eneve te gjakut, duke ndihmuar qe te hiqen mbeturinat neper inde dhe permiresuar kohen e sherimit.

Ne te vertete, shume njerez thjesht bejne ftohjen pas stervitjes dhe pastaj nje dush te lehte freskues, por duke pare dobite shendetsore, nje dush me uje te ftohte do ia vlente te provohej; vecanerisht nese je nje i apasionuar pas rregullave te stervitjes.

Nese je i paqarte apo ke problem shendetesor interesohu prane nje mjeku apo trajneri profesional fitnesi, me qellim që t’ju jape keshillimin e duhur per arritjen e objektivave tuaja si dhe te arrini maksimumin e shendetit tuaj. Dhe mbi te gjitha, ju nuk deshironi qe nje dush i thjeshte, t’ju pengoje ne dobite e perfituara ne gjithe keto kohe jave pas jave ne palester.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *