Si deshi Tyson ta rrahë një gorillë për 10.000 dollarë
February 18, 2019
0 comments
Share

Si deshi Tyson ta rrahë një gorillë për 10.000 dollarë

Boksieri i njohur Mike Tyson ka zbuluar një detaj interesant nga jeta e tij. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij Robin Givens, kishin pasur një ecje private në një kopsht zoologjik të Nju Jorkut rreth mesnatës, pasi ylli i madh i boksit kishte korruptuar njërin nga punëtorët e kopshtit zoologjik.

 Kur kaluan pranë kafazeve me gorilla, Mike dhe Robin panë një gorillë duke ngacmuar gorillat e tjera. Tyson i prekur nga kjo pamje i ofroi 10.000 dollarë rojtarit të kopshtit zoologjik për t’ia hapur kafazin dhe të hyjë brenda për ta rrahur gorillën.

“Pagova rojtarin për t’u shëtitur me Robin. Kur kaluam pranë kafazeve ku ndodheshin gorillat, pashë njërën prej tyre që po i ngacmonte të tjerat. Ju e dini, se ato kafshë kanë një shikim të pafajshëm. Ofrova 10.000 dollarë amerikanë për të më lejuar të hyj brenda që të nokautoj gorillën e madhe, por rojtari më refuzoi,” zbulon Tyson.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *