Shumë fëmijë rrezikojnë mos shkuarjen në KB për shkak kushteve
May 10, 2017
0 comments
Share

Shumë fëmijë rrezikojnë mos shkuarjen në KB për shkak kushteve

Kampionati ballkanik në karate që zhvillohet nga 19 deri më 21 Maj në Stamboll të Turqisë do të jetë shumë i vështirë për disa fëmijë për të marr pjesë, pasi sipas informatave që “Arena Ring” arrin ti siguroj, çmimi për një fëmijë do të kushtoj nga 160-200 euro, e që zakonisht në të shumtën e rasteve do duhet ta mbulojnë vet prindërit pasi shumica e klubeve që janë në vend nuk kanë mundësi që këtë shumë ta plotësojnë.

Andaj ekziston rreziku se shumë fëmijë do ti thonë Jo shkuarjes në Turqi, vetëm e vetëm se nuk mund të bëjnë një pagesë të tillë, kur dihet mirë se 200 euro është një rogë mesatare ne vendin tonë.

Trajnerët janë në hall, andaj gazetari ynë në bisedat që ka pasur me ata kanë vetëm një dëshirë që në ndihmë ti dalin edhe afaristët shqiptar, në të kundërtën disa fëmijëve do ju shuhet ëndrra për të shkuar në Kampionatin ballkanik.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *