Shtatë përballjet e zjarrta që pritet të ndodhin në vitin 2021
January 5, 2021
0 comments
Share

Shtatë përballjet e zjarrta që pritet të ndodhin në vitin 2021

Anthony Joshua dhe Tyson Fury e mbyllën vitin si kampion të boksit në vitin 2020 mesë shumë sfidash të krijuara nga COVID-19.

AJ fillimisht ishte në pozitë jo edhe aq të mirë në fund të vitit 2019, pasi i humbi të gjithë titujt ndaj Andy Ruizit, mirëpo në vitin që lamë pas, ai nuk gaboi dhe arriti të mposhtë meksikano-amerikanin, për t’i rikthyer titujt e tij.

Në anën tjetër, Gypsy King arriti të demolonte Deontay Wilderin, për të fituar titullin WBC në peshat e rënda, me Bronze Bomberin që më pas vazhdoi me akuza të rënda ndaj stafit të tij dhe se kostumi derisa futej në ring ishte tejet i rëndë.

Amerikani ka marrëveshje me Furyn për të realizuar trilogjinë, mirëpo ky i fundit po e kërkon përballjen me bashkëkombësin e tij, për titullin e kampionit të unifikuar.

Në anën tjetër, Joshua e zhvilloi edhe një përballje, atë ndaj sfiduesit Kubrat Pulev, mirëpo bullgari nuk ishte përgatitur edhe aq sa pritej për këtë duel, duke e dorëzuar atë në raundin e nëntë mes shumë vështirësive.

Çfarë presim nga Joshua dhe Fury në vitin 2021?

Ky vit mund të sjell përballjen mes dy gjigantëve britanik që do të luftojnë për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda. Kampionët nuk duan të shmangin njëri-tjetrin dhe po kërkojnë që duelin mes tyre të zhvillohet sa më parë.

Mirëpo, në këtë vit, ata që e adhurojnë boksin mund edhe të presin për gjashtë përballje të tjera të zjarrta:

Tyson Fury vs Anthony Joshua

Është përballja e vetme që tifozët e presin me padurim, duke ditur se aty do të shkruhet historia dhe njëri prej tyre mund të jetë kampion i vetëm i titujve që të gjithë boksierët i ëndërrojnë. Dyshja nëse përballen, pritet të fitojnë mbi 100 milionë dollarë, derisa parashikohet që dueli mes tyre të zhvillohet në stadiumin mitik Wembley në prezencën e 100 mijë spektatorëve.

Cancelo Alvarez vs Billy Joe Saunders

Pasi Callum Alvarez pësoi humbjen e parë, mbetet të shihet nëse Cancelo Alvarez do të ketë fatin e njëjtë apo do të vazhdojë me fitore. Por, Saunders që dëshiron të sfidojë atë, ka bërë të ditur se për të do të jetë një humbje tjetër e radhës, pasi Saunders është ende i pamposhtur dhe dëshiron të vazhdojë me këtë rekord dhe të mbrojë titullin e tij WBO.

Terence Crawford vs Errol Spence Jr

Që të dy janë të pamposhtur dhe që të dy duan tituj. Por, vetëm njëri nga ta do të ketë të vendosur titullin WBA rreth belit të tyre, e që ky vit pritet të përcaktojë se cili është më i miri, Craword apo Spence Jr.

Vasiliy Lomachenko vs Naoya Inoue

Lomachenko është duke tentuar të shpëtojë karrierën e tij dhe një duel me Inouen do të ringjallte atë, duke mos pësuar më rënie në peshat e mesme të lehta. Atij do i duhet të dëshmojë vetën dhe se do të ketë mundësin e artë ndaj japonezit, mirëpo ky i fundit nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u ndalur.

Devin Haney vs Ryan Garcia

Haney është kampion aktual në peshat e lehta në WBC, derisa Garcia mund të bëhet i përkohshëm nëse mposht Luke Campbellin në janar. Triumfi i Garcias do të thoshte se Haney do të takohet me të në këtë vit, për të zigur dilemën se kujt i takon titulli i kampionit.

Teofimo Lopez vs Gervonta Davis

Lopez ka titullin kampion në WBC dhe Davis mban atë WBA në peshat e lehta. Lopez do të ketë një përparësi si ajo ndaj Lomachenkos edhe ndaj Davis, mirëpo ky i fundit është i përgatitur që të përballet me të që të marrë edhe titullin WBC. Dyshja mund të takohen nga mesi i këtij vitit, për të përcaktuar se kush do të ketë nën brezin e tyre dy titujt.

Josh Taylor vs Jose Ramirez

Taylor tashmë e ka dëshmuar vetën dhe ka bërë të ditur se ai mund të përshtatet në çdo formë të boksit, Ramirez në anën tjetër dëshiron të shpallet kampion i padiskutueshëm në peshat e mesme të lehta. Që të dy gjenden lartë në ranglistën e Top Rank, andaj një duel i tyre në këtë vit do të përcaktonte kampionin në peshat e mesme të lehta.

\

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *