Shtatë ndeshje, po aq fitore ne vitin 2021 !
February 14, 2022
0 comments
Share

Shtatë ndeshje, po aq fitore ne vitin 2021 !

Boksieri me prejardhje nga Peja por që jeton dhe vepron në Gjermani, Arber Bellegu, vitin që e lam pas edhe pse ishte vit pandemik ka arrit që të zhvilloj rekord prej 7 ndeshjeve në boksin profesionist (GBA) ku edhe ka arrit po aq fitore, shumica me KO.

Ky sukses erdhi pas punës mjaft serioze të tij dhe bashkëpunëtoreve dhe është për çdo lavdat. Kryesisht të gjitha ndeshjet i ka zhvilluar në Gjermani dhe premton që sivjet njërën prej përballjeve do ta zhvilloj në Kosove, ne Peje, ku edhe ka marr ftesë nga promotori Avdyl Salihu, më të cilin ka kohë që bashkëpunojnë. “Jam shumë i kënaqur që për një vit arrita të zhvilloj 7 ndeshje, ku edhe fitova të gjitha me ndërprerje. Synimi im është që sivjet të futëm në TOP 200 dhe më pas të luftoj për ndonjë titull, ku njëra prej tyre mund të jetë edhe WBC për të rinj”, tha Belegu, i cili shton se është maksimalisht i motivuar për rezultate dhe shpreson që karriera e tij do të shndris.

“Sivjet planifikoj të zhvilloj edhe një ndeshje në Pejën time në Kosovë, ku edhe kam marr ftesë edhe nga promotori Avdyl Salihu. Kjo ndeshje për mua do jetë me plot emocione sepse aty do jen familjarët e mi ku besoj shumë se do arrij deri tek fitorja”, pohoi, bokseri shqiptar. Ndryshe, duhet cekur se 21 vjeçari gjatë vitit që lamë pas arriti të fitoj edhe dy tituj WBL e EBL.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *