“Shqiponja e zezë”, Ervis Bici kërkon triumfin në Milano
April 30, 2018
0 comments
Share

“Shqiponja e zezë”, Ervis Bici kërkon triumfin në Milano

Ervis Bici një luftëtar i madh i sporteve luftarake më 12 maj do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme në karrierën e tij, pasi në Milano të Italisë do të ndeshet me Sacco, një kundërshtar me përvojë por edhe kualitativ.

Për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Ervis ka thënë se për këtë ndeshje maksimalisht është i përgatitur dhe se pret sukses. “Kundërshtari im ka shumë eksperiencë dhe është i mirë në ring, por zakonisht ndeshet në K1, kurse unë më shumë në Muay Thai. Dëshira ime ishte ta sfidoj në sportin e tij për ti treguar se unë jam më i mirë se ai. Dua të ceki se stili im i preferuar është Muay Thai dhe kundërshtari nuk ka pranuar të ndeshet se ka frik bërrylin ku un jam i famshëm me pëlqen ti hedh KO me bërryl. Jam mirë i përgatitur dhe pres të jap maksimumin në ring”, tha shqiponja e zezë e cila me prejardhje është nga fshati Armath i Durrësit.

Ndryshe, Ervis Bici në karrierë ka 14 ndeshje, ku prej tyre ka 12 fitore dhe 2 humbje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *