Shqipet tronditin italianët me sukseset në Torino
February 12, 2019
0 comments
Share

Shqipet tronditin italianët me sukseset në Torino

Gjatë fundjavës në Torino të Italisë u zhvillua një gala e sporteve luftarake ku morën pjesë edhe garuesit e “Black Eagle Gym” të drejtuar nga stafi teknik Ervis Bici, Ermiriano Bici dhe Sak Kaponlek. Kjo shkollë edhe pse ende e re, tani më po tregon suksese ndërkombëtare, kështu ishte edhe të dielën ku nga pesë garues sa kishin dal në ring, tre fituan përballjet e tyre.

Suksesin ma të madh e arriti talentja e madhe Joana Kiptiu e cila fitoi titullin internacional duke e mposht pa probleme të mëdha italianën Andreoni Ariana. Vajza tjetër nga ky klub Angela Aliaj ishte shkatërrimtare ndaj francezes Alfandari Sasha duke e dërguar atë në botën e ëndrrave qysh në raundin e parë pas një goditje të fuqishme. Fituesi tjetër ishte djaloshi 13 vjeçar, Fabjo Ndoj i cili debutoi me sukses duke e mposhtur italianin, Vo Theo. Luftë të bukur në stilin gladiatorë ka treguar Erik Seferi i cili edhe pse ishte më i mirë se kundërshtari i tij në fund befasisht fitorja iu dha kundërshtarit. Humbjen e vetme në këtë gala e shënoi Bleon Hoxha i cili pati një kundërshtar mirë të përgatitur përball tij.

“Shqiptaret kanë shpirt Luftarak dhe janë shquar për trimëri. Por vajzat kanë habitur torinezet me karakterin e tyre.  Angela Aliaj fiton me ko ne raundin e pare ku kundërshtarja humbet ndjenjat dhe ne shenjë respekti Angela i perulet ne gjuj dhe tregon që populli ynë dimë te respektojmë dhe te tregojmë kulturë. Nga ana tjetër Joana Kiptiu triumfon bindshëm  dhe kështu fiton titullin internacional  top combat confedeation dhe për këtë jemi të gjithë krenar. Fabjo Ndoj, djali 13 vjeçar  nga gjiri i Lalzit fiton bindshëm dhe merr komplimentet më të mira nga gjithë të pranishmit ku tregon talent dhe  guxim. Erik Seferi me pseudonimin vikingu,, çekiçi, zhvillon një ndeshje shumë të fort por gjyqtarët vendosin fitore për kundërshtarin.   Megjithatë jemi të kënaqur për Erik Çekiçin se gjithë e dimë që fitorja ishte  e ti. Falënderoj  gjithë shqiptarët kudo që janë si dhe falenderoj mikun e shqiptareve legjendën Sak KAOPONLEK”, thotë kampioni i dyfishtë i Evropës në Muay Thai, Ervis Bici, duke shtuar

“Ndeshjet që janë zhvilluar në Torino ne të gjithë si skuadër ja kemi dedikur 9 vjeçarit nga Kosova ,Albatritit,  djalit shqiptar nga Kruja, Aldo Merikaj dhe te madhit, ish boksierit  Florim Xhabiri”.

Nga ana tjetër, emocionet nuk ka mundur ti fsheh edhe fituesja e titullit Joana Kiptiu e cila ka falënderuar stafin e saj për gjithqka që ka bërë dhe pikërisht titullin ia dedikon atyre. “Këtë brez ja dedikoj të gjithë mbështetjes sime që janë mjeshtrit e mi Ervis Bici, Ermirian Bici e Sak Kaoponlek të cilët më kanë stërvitur në çdo sekondë me të gjitha sakrificën e mundshme. Poashtu  falinderoj familjen time të cilët më mbështesin në çdo hap qe un dua te hedh për te ardhmen duke kaluar çdo sfide për mua si dhe dua te falenderoj të gjithë ju njerëz që më keni mbështetur moralisht nëpërmjet rrjeteve sociale edhe keni pasur besim ne mua”, tha Joana.

Poashtu edhe Erik Seferi ka falënderuar stafin teknik për gjithqka që po bëjnë për të. “Shumë falinderit mjeshtër për suportin moral, material, stërvitor dhe gjithë promovimin qe na bëni si rini shqiptare. Je kampion, jo vetëm në ring por në çdo  aspekt të jetës si familjar, si trajner dhe si sportist. Kjo nuk është lajke por meritokraci e veprave të tua. Marr shembull nga ty. MIRNJOHES PERJETE !”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *