Shqipet kërkojnë rezultat në Torino të Italisë
February 7, 2019
0 comments
Share

Shqipet kërkojnë rezultat në Torino të Italisë

“Black Eagle Gym” klub ky i respektuar shqiptar nga Italia i drejtuar nga kampioni evropian Ervis Bici dhe kushëriri i tij, mjeshtëri Ermiriani këtë fundjavë sërish do të ndeshen me një event të madh, por tani në Torino ku do paraqiten  me garuesit më të fuqishëm shqiptar që i posedojnë. Joana Kiptiu do ndeshet për titull Italie si dhe në ring do ngjiten edhe Erik Seferi, Bleon Hoxha, Angjella Aliaj  si dhe djaloshi i talentuar Fabio i cili do të debutoj në një ndeshje zyrtare .

“Synimi im ka qenë gjithmonë të ndihmojë rininë shqiptare drejt sportit!! Dhe kam zgjedhur nxënës që jetojnë në Shqipëri për ti dhenë mundësit të ndjekin ëndrrat e tyre, në bashkëpunim me mikun e shqiptarëve Legjendën, Sak KAOPONLEK dhe  kushëririt kemi vendosur që nxënësit e palestrës BLACK EAGLE GYM të ndeshën gjithë bashkë në të njëjtin Event, për ti treguar kështu që sportistët shqiptare ja vlejnë te ballafaqohen dhe ne evente ndërkombëtare. Në fund dua të falënderoj mikun tim Avdyl Salihi për mbështetjen qe ju jep të rinjve shqiptar me portalin e tij ArenaRing. Zoti me shqipet”, tha Ervis Bici.

Ndryshe, Joana pritet të zhvilloj një ndeshje interesante ku do përballet për titull Italie në “Top kombat confederation”, por paraqitje interesante pritet të jetë edhe e Angjellas e cila po kërkon suksesin e saj ndërkombëtar. Portali ynë do të ndjek nga afër këtë eveniment kurse do ju njoftoj edhe me rezultatet e arritura.

Aktiviteti do te zhvillohet te diellen ne Torino duke filluar ne ora 13:00, andaj te gjithe ata qe munden te mbeshtesin shqipet te paraqiten ne palester …. 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *