Shpëtim Shala paralajmëron fitore në Hungari
Boksieri me prejardhje nga Peja por që jeton dhe ushtron në Austri, Shpëtim Shala, më 2 qershor në Gjermani do të paraqitet në parameq të ndeshjes së Haxhi Krasniqin.
Kundërshtar i tij do jetë Babor Detres i cili në karrierën e tij ka 6 ndeshje, ku prej tyre ka 4 fitore dhe 2 humbje, kurse nga ana tjetër Shala ka 25 duele të zhvilluara, nga të cilat 22 duele i ka fituar, duke i numëruar poashtu edhe dy humbje. “Përgatitjet kanë shkuar sipas planit sepse kësaj radhe tre javë kam ushtruar së bashku me Haxhi Krasniqin në kampin e tij në Frankfurt dhe shfrytëzoj rastin ta falënderoi shumë për mbështetjen. Prej ndeshjes time pres vetëm fitore dhe asgjë tjetër”, thotë për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”, Shala, duke besuar se në fund të vitit do të sfidon edhe titullin.