Shpend Gafuri pa konkurrencë, tre lufta tre fitore me ndërprerje
October 9, 2017
0 comments
Share

Shpend Gafuri pa konkurrencë, tre lufta tre fitore me ndërprerje

 

Tetovari, Shpend Gafuri, po tregohet një përforcim i madh për klubin e boksit Çair, pasi ky i fundit nuk po din për humbje në kampionatin ekipor të Maqedonisë. Cekim se ai deri më tani ka tre ndeshje dhe të gjitha i ka përfunduar me fitore me ndërpreje.

Me një fjalë është i pamëshirshëm ndaj kundërshtareve të tyre. Me këtë sukses i kënaqur është shprehur edhe kryetari dhe trajneri i KB Çair, Faton Salihu.

“Unë ka kohë që i përcjelli ballafaqimet e këtij djaloshi, andaj edhe kasha dëshirë që ai ti mbroj ngjyrat e klubit tonë dhe ja siç po e shifni nuk kam gabuar. Gafuri po tregon se ka një zemer luani dhe po i mposht kundërshtarët e tij pa problem të mëdha. Besoj se ai do të vazhdoj kështu edhe në xhiron e ardhshme”, tha Salihu. Ndryshe, ai në vazhdim falinderon familjen e Gafurit si dhe klubin e tij Shkëndija për mbështetjen që ia japin klubit të tyre.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *