Shpend Gafuri djaloshi i artë nga Tetova
Talentin e tij në boks po e dëshmon edhe një tetovar i ri, bëhet fjalë për Shpend Gafurin, një djalosh 17 vjeç por me një bagazh interesant. Me këtë sport ka filluar të mirët qysh në moshën 12 vjeçare duke u regjistruar në KB Shkëndija Nolimit Boxing. Deri më tani ka 18 ndeshje zyrtare por edhe shumë tjera që nuk janë të regjistruara.
“ Ndeshja më interesante dhe më emocionues ka qenë kundër boksierit vendas për titullin e kampionit të Maqedonisë në vitin 2016, dhe këtë titull jam duke e fituar 3 here radhazi. Por çdo ndeshje për mua është e rëndësishme dhe emocionuese. Kam vetëm një synim e ajo është të arrij në majat e boksit profesional”, tha Gafuri. Ndryshe, ai shton se boksieri i tij i preferuar është Haxhi Krasniqi.
“Boksieri qe e preferoj me se shumti është Haxhi Krasiniqi. Ai për mua është mbret i ringut, dhe shpresoj që do të kem suksese si ai. Më së shumti e falënderoj familjen që me mundësoj të stërvitem, veçanërisht babait i cili çdo herë më përkrahë si edhe në anën morale edhe atë financiare. Dhe në veçanti trajneri Halim Abazi i cili më mësoj hapat e parë të boksit që ende vazhdon të më mësoj gjëra të reja”, pohoi për Arena Ring kampioni i trefishtë i Maqedonisë, Shpend Gafuri.