Shkupjani pas 11 viteve kthehet në ring edhe atë në Kërçovë
Shkupjani, Kujtim Asani pas 11 viteve ka vendosur të kthehet në ring edhe pikërisht në spektaklin e sporteve luftarake që do zhvillohet në Kërçovë, “Superpro Fight Night Uskana” . 34 vjeçari i cili jeton dhe vepron në Bazel të Zvicrës për kundërshtar do ketë djaloshin 22 vjeqar, Milan Culibrk i cili vjen nga Serbia. Ndryshe, Asani ka rifilluar ushtrimet para 5 muajve dhe beson se do të kthehet në K1 me fitore. Përgatitjet i ka zhvilluar në “Superprocenter Basel”, së bashku me Remzi Beqirin dhe Shemsi Beqirin e Burim Aliun që poashtu do të ndeshen në këtë event mirëpo për titull botë. Deri më tani shkupjani ka zhvilluar 12 ndeshje, nga te cilat ka vetëm 2 disfata. Nga ana tjetër, Culibrk ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka pësuar vetëm një herë.
Tiketat tani më në shitje
Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).
Çmimet janë:
-në tribun 600den (apo 10€)
-në ring 1200den (apo 20€)
Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen
https://www.facebook.com/ArenaRing1/