Shkupi katër medalje në Kosovë
Të shtunën, në Gjilan të Republikës së Kosovës u mbajtë turneu tradicional ndërkombëtar në karate, i titulluar “Katana Open 2017”, e në të cilin morën pjesë rreth 350 garues nga disa shtete ballkanike. Përvec Kosovës morën pjesë edhe karateistë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Në këtë event mori pjesë edhe “Shkupi”, i cili arriti të rrëmbej katër medalje, një të argjendt, të cilën e fitoi: Diellza Idrizi në kumite 11 vjec -35 kg.
Ndërsa tre medaljet e bronzta i fituan:Yllza Idrizi (11 vjec -35 kg), Diellza Brahimi (kumite, 10 vjet, -35 kg) dhe Rabije Ramadani (kata, 7 vjec).
“Edhe pse garuam me fillestar në këtë turne, unë jam i kënaqur nga suksesi i karateistëve të mi”, tha trajneri i KK Shkupi, Sabri Ramadani.