
Shkodrani, Skafias përballje me Manolas në Athinë
Shkodrani që vepron dhe jeton në Greqi, Petros Skafias, ka njoftuar se ndeshjen e radhës në kikboks do ta ketë më 10 qershor në Athinë, kurse kundërshtar i tij do të jetë, Giannis Manolas, i cili jeton në Çeki por ka origjinë shqiptare.
Organizatorët e këtij evenimenti kanë njoftuar se ndeshja do të zhvillohet ne 5 raunde. (A.R.)