Shkodrane Dardhishta krenare me fëmijët e saj kampion
October 20, 2018
0 comments
Share

Shkodrane Dardhishta krenare me fëmijët e saj kampion

Ish luftarja e UÇK-së, Shkodrane Dardhishta, po krenohet me fëmijët e saj pasi ata kohën e fundit janë duke korr shumë suksese në sportin e karatesë. Para 3 muajve Janina Dardhishta u shpall kampione e Maqedonisë, ndërkohë që doli fituese edhe e shumë turneve ndërkombtare, kurse të njejtin sukses po e përcjell edhe djali i saj, Jon Dardhishta i cili sot arriti të ngjitet në piedestalin më të lartë të turneun ndërkombtar që u zhvillua në Tetovë. Shkodranja e cila edhe vet dikur ishte karateiste e suksesshme nuk ka fshehur emocionet e saj duke i shprehur të njejtat në faqen sociale.

“Allah,faleminderimet te takojne vetèm ty,qè po ma shpèrblen mundin me suksese te fèmijèt,i rrita vet,e u mundova e sakrifikova shum pèr ta,por sot frutat e durimit,sukseset dhe medaljet e arta janè mè tè èmbla se mjalta e krejt botès. Ditèt e ngarkuara me aktivitete,ushtrimet e rregullta cdo mbrèmje,pritjet e gjata para palestrès,angazhimet e pafundme rreth juve,janè motivi im pèr jetèn,janè rutina ime dhe vet jeta ime..por po ja vlen. Sot biri im,Jon Dardhishta u shpèrblye me vendin e parè medaljen e artè ne garèn ndèrkombètare “Tetova Open” Javèn e kaluar Janina doli e para nè garat nè Shkup,kètè javè radha ishte e Jonit.vMami,ju don shume shpirtat e mi,jam shumè krenare me ju.Publikisht,njè faleminderim tè veçantè pèr trenerin Elvir Kurtanoviç,i cili èshtè meritor pèr cdo suxes te Jonit e Ninès nè sportin e karatesè”, shkruante Shkodrane Dardhishta i cili njihet edhe si njeri shumë human, sidomos në vendin e punës si drejtoreshë në spitalin shtetëror të Maqedonisë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *