Shkodran Veseli lufton për titull bote “CWS Title Fight”
September 13, 2019
0 comments
Share

Shkodran Veseli lufton për titull bote “CWS Title Fight”

 

Shkodran Veseli, njëri prej kikboksierëve më të mirë shqiptar për momentin i është dhënë gjasa që të ndeshet për titull bote “CWS Title Fight”, kurse kundërshtar i tij do të jetë Kevin Hessling një luftëtar i cili paraqitet në “Glory” por edhe ka suksese të njëpasnjëshme në karrierën e tij duke u shpall disa herë kampion i Evropës dhe botës në disa versione.

Trajneri i Shkodranit, Muharrem Hasani, i cili për momentin është i lënduar po mundohet çdo ditë që të motivoj garuesin e tij dhe ai thotë se tek Veseli beson shumë dhe se ai do të arrij të fitoj këtë titull. Ndryshe, stafi i kikboksierit shqiptar na njoftoi se tani më kanë dal në shitje edhe tiketat ku mund të rezervoni nga tani. Përballja do të zhvillohet në Gjermani në “Ratiopharm Arena Neu Ulm”, transmeton portali per sporte luftarake “ArenaRing”.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *