Shiko renditjen e re e yjeve të UFC-së
September 27, 2019
0 comments
Share

Shiko renditjen e re e yjeve të UFC-së

Conor McGregor ka rënë në pozitën e 12-të në renditjen e re të UFC-së, duke qenë se nuk e ka fituar as një meç në tre vitet e fundit.

Irlandezi është një prej emrave më të mëdhenj në sportet e përziera marciale (MMA), mirëpo karriera e tij e ka marrë teposhtën.

Si pasojë e problemeve të shumta jashtë tetëkëndëshit, ai nuk ka arritur ta rikthejë dominimin e tij brenda kafazit (duke kujtuar se ishte kampioni dyfishtë në vitin 2016).

Renditja e UFC-së:

1. Jon Jones
2. Khabib Nurmagomedov
3. Henry Cejudo
4. Stipe Miocic
5. Amanda Nunes
6. Daniel Cormier
7. Max Holloway
8. Kamaru Usman
9. Robert Whittaker
10. Tony Ferguson
11. Valentina Shevchenko
12. Conor McGregor
13. Dustin Poirier
14. Israel Adesanya
15. Tyron Woodley


Që prej humbjes nga Floyd Mayweather në boks, McGregor nuk ka arritur ta fitojë asnjë meç, edhe pse ai duel i solli shumë përfitime.

Ndërsa hera e fundit që ai është ndeshur, ishte meçi që e humbi nga Khabib Nurmagomedov në Las Vegas në vitin e kaluar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *