Shevchenko synon titullin: Së shpejti do të jem kampione
August 15, 2018
0 comments
Share

Shevchenko synon titullin: Së shpejti do të jem kampione

Valentina Shevchenko, pasi dështoi të merrte titullin kampion bote të peshës “bantamweight” (pesha gjel) në UFC, do të provojë të ketë më shumë sukses në peshën “flyweight” (pesha mizë). Sportistja 30-vjeçare do të duelojë në eventin UFC-228, që zhvillohet më 8 shtator në Dallas ndaj kampiones në fuqi të këtij divizioni, Nicco Montano. Një përballje që parashikohet e fortë, pasi kjo peshë është hapur rishtazi në artet marciale mikse. Montano ka fituar këtë titull në dhjetor të 2017-ës dhe është ende kampionia e parë dhe e vetme e këtij Divizioni, ndërkohë që ende nuk e ka mbrojtur titullin.

Montano, 4 fitore e 2 humbje në UFC do ta ketë të vështirë të mbrojë gjerdanin përballë një sportisteje veterane si Shevchenko (15 fitore e 3 humbje), që synon të marrë titullin kampion të peshës “flyweight”. Duke folur për këtë event, sportistja e lindur në Rusi, por me nënshtetësi peruane, thotë: “Jam gati, po përgatitem mirë dhe besoj se titulli i këtij Divizioni do të ndryshojë së shpejti duar. Nuk kam frikë nga Montano, jam përballur me mjaft kampione dhe di se si përjetohen këto sfida. Ajo është sportiste e mirë, e respektoj, por e dua këtë titull më shumë se kurrë”, tha Shevchenko.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *