Shevchenko kampione e botës në peshën “flyweight”
December 10, 2018
0 comments
Share

Shevchenko kampione e botës në peshën “flyweight”

Më në fund Valentina Shevchenko ia doli mbanë të shpallet kampione e botës në artet marciale mikse, duke triumfuar sot ndaj Joanna Jedrzejczyk në duelin për titullin kampion bote të peshës “flyweight”, titull që ishte vakant. Sfida u zhvillua në Toronto të Kanadasë dhe ishte e vlefshme për eventin UFC-231, aty ku Shevchenko, 16 fitore e 3 humbje në UFC, triumfoi ndaj rivales polake me vendim unanim të gjyqtarëve (të tri gjyqtarët votuan 49-46 për rusen me nënshtetësi peruane).

Shevchenko e meritoi fitoren, ishte shumë më lart se rivalja e saj Jedrzejczyk, e cila edhe pse rezistoi deri në fund, nuk arriti të jetë superior karshi kampiones së saposhpallur të botës. Për Jedrzejczyk ky ishte një shans i artë për t’u rikthyer kampione e botës, në një Divizion tjetër (ka qenë kampione në peshën strawweight), por nuk ia doli dot mbanë. Forma e shkëlqyer e Shevchenko, më kërkuese në kafaz, bëri diferencën në këtë sfidë.

Jedrzejczyk (15 fitore e 3 humbje në UFC) bëri maksimumin në kafaz, u përpoq ta godiste rivalen më këmbë në fytyrë, por pa sukses, ndërkohë që grushtet e Shevchenko bënë detyrën, duke goditur disa herë në fytyrë rivalen polake. Shevchenko ishte më efikase në sulmet e saj, por edhe në mbrojtje, duke mos i lënë shumë hapësira rivales dhe ky duel konfirmoi se kjo peshë është idealja për të.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *