Sherr me rojën e klubit të natës
June 27, 2019
0 comments
Share

Sherr me rojën e klubit të natës

Mesa duket legjenda e UFC B.J Penn kapet me rojën e një klubi nate në rrugët e Honolulu të Hawaiit.

Pamjet e regjistruara nga faqja amerikane TMZ tregojnë Penn pa bluzë dhe mbi rojën e klubit Femme Nu.

Ish-kampioni i peshës së lehtë dhe peshës velter raportohet t’i kenë kërkuar të largohet nga klubi për shkak të sjelljes së keqe në gjendje të dehur.

Qytetarët që kalojnë dëgjohen duke thënë “mjaft, BJ, mjaft” teksa mundohen t’i ndajnë.

Më pas erdhi edhe policia, por Penn në atë moment ishte larguar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *