Sherif Morina pret të luftoj për titull dhe kërkon mbështetje nga sponsoret
August 27, 2020
0 comments
Share

Sherif Morina pret të luftoj për titull dhe kërkon mbështetje nga sponsoret

Kampioni i botes ne GBC, Sherif Morina më 28 nentor ne Gjermani do të zhvilloj ndeshjen e tij të 13-tw në boksin profesionist. Kundërshtari ende nuk është caktuar mirëpo pritet që emri i tij të publikohet shumë shpejt pasi ende nuk është konfirmuar a do te ndeshet për titull IBO apo përballje normale.

Ndryshe, Pandemia Covid 19 ka ndikuar negativisht në mbështetjen e tij nga sponsoret dhe kjo situatë po i krijon presion vet boksierit i cili deri më tani nuk ka pas edhe shumë probleme pasi gjithnjë i ka pasur mbështetësit e tij. Morina për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se përkundër kësaj ai po përgatitet maksimalisht për duelin që e pret. “Përgatitjet në kushte pandemie po shkojnë shumë vështirë pasi kemi limitime nga vet shteti gjerman e sidomos ne pjesën ku jetoj NRW.

Sa për informatë ne kemi qen i fundi klub që e kanë lejuar të rihapet sërish aktiviteti për stërvitje andaj është dashur gjithnjë të bëjmë zgjedhje tjera që sado pak të mbetemi në formë. Sa i përket ndeshjes që më pret më 28 nëntor përgatitjet kryesisht do po i zhvillojmë në Gjermani si në Wuppertal , Duisburg , Köln si dhe në Belgjikë e Poloni ku do kem edhe sparingje të ndryshëm”, thotë Morina duke shtuar se ende nuk e di, se a do të zhvilloj ndeshje për titull apo ndeshje të rregullt.

“Momentalisht nuk e dimë saktë se a do të ndeshem për titull IBO apo përballje për rank më të mirë”, deklaroi boksieri kosovar. Ndryshe, Morina ankohet se pandemia e ka bërë të vetën edhe në humbjen e disa sponsorëve që e kanë mbështet maksimalisht në të kaluarën andaj ai edhe publikisht po kërkon mbështetje.

“Për shkak situatës së krijuar me Kovid 19 shumë kompani kanë ndërpre punimet e tyre dhe kanë humbje me çka ka ndikuar edhe tek sponsorizimi i im për këtë përballje, andaj edhe kam probleme sa i përket kësaj çështje. Apeloj sponsorët shqiptar por edhe ata ndërkombëtar kush dëshiron të më mbështes do isha shumë falënderuar pasi ndeshje të tilla kërkohen mjete dhe harxhimet janë të mëdha që unë si boksier individ nuk mund ti përballoj. Por jam optimist se do del dikush dhe do më mbështet ashtu si në të kaluarën”, pohoi Sherif Morina, i cili në karrierën e tij ka tre tituj GBC World title, UBO – Internacional Title dhe WBF Internacional Title.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *