
Sherif Morina me ofertë nga Anglia
Fituesi i disa titujve ne boksin profesionist, Sherif Morina, ka paralajmëruar se shume shpejt ne Gjermani do te luftoj me një kundërshtar të nivelit më të lart ku me fitore do ia hap dyert për të paraqitur ne Angli me një super përballje për titull.
“Nepermjet mikut tim, manaxherit Avdyl Salihu që është mjaft i angazhuar ne boksin profesionist, kemi marr oferte nga Anglia për nje super ndeshje për titull, mirëpo për të realizuar këtë ndeshje na duhet të mposhtim një bokser i cili ka nivelin më të mirë se timin në Gjermani. Kështu që jemi duke punuar që të realizojmë këtë ndeshje dhe më pas të nënshkruamë marrëveshjen me promotorin anglez. Për momentin nuk mund të zbuloj kundërshtarin pasi ashtu jemi marr vesh me promotorët dhe Salihun”, thotë Morina. Ndryshe, ndeshja e fundit e bokserit kosovar ishte para 6 muajve kur edhe mposhti me ndërprerje boksierin nga Afrika, Mohamed Mutalemwa.