Sherif Morina kundra argjentinasit për titull WBF
August 13, 2019
0 comments
Share

Sherif Morina kundra argjentinasit për titull WBF

 

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që ushtron dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, në nëntor do të ngjitet sërish në ring duke u përball kështu për titull WBF International, kurse kundërshtar do jetë argjentinasi Mauro Maximiliano Godoy që para 3 muajve u deshën të ndeshen, mirëpo për shkaqe teknike kjo përballje u anulua. Tani Morina u shpreh i kënaqur që ky takim do të realizohet dhe premton paraqitje të suksesshme në ring.

“Tani më kam filluar përgatitjet e mija maksimale njkëherit në Gjermani, kurse më pas edhe në Poloni. Ky titull është i rëndësishëm për mu, andaj do të bëj çmos ta arrij”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Morina. Cekim se boksieri kosovar deri tani ka arrit 10 fitore në boksin profesionist dhe është njëri prej shqiptarëve që kohën e fundit po shkëlqen në ringun evropian.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *